web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektohet me koronavirus kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

11 Shtator 2020, 17:09, Kosova & Bota CNA

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi është infektuar me koronavirus.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Hajrizi ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.

?Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama ? Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2. Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama ? Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile?, ka thënë Dula për mediat në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale./CNA.al





Lajmet e fundit nga