Zjarret në një kamp në Greqi lënë afro 13 mijë njerëz pa strehë
Zjarret shkatërruan kampin më të madh të migrantëve në Greqi...
Në mes të pandemisë së koronavirusit, një turmë prej mijëra mbështetësish mori pjesë të martën mbrëma në një tubim të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në një aeroport të Karolinës së Veriut.
Zoti Trump shprehu kënaqësinë për numrin e madh të njerëzve që ai tha se kapnin shifrën prej 15 mijë vetësh, që gazetarët e pranishëm besojnë se ishte e ekzagjeruar.
Sipas një zyrtari të lartë të administratës që foli me gazetarët në avionin presidencial pas tubimit, aty morën pjesë 14,600 vetë dhe disa mijëra të tjerë ose donin të merrnin pjesë, ose ishin aty pranë.
Gazetarët vunë gjithashtu në dukje mungesën e distancimit fizik mes të pranishmëve. Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe disa prej atyre që i kishin ato, i mbanin të ulura poshtë hundës.
Ishte një turmë që qartësisht po sfidonte udhëzimet e shtetit që kufizon grumbullimet masive në jo më shumë se 50 vetë, për distancë fizike dhe për maska.
Presidenti Trump përsëriti të martën se fushata e tij kishte gjetur një mënyrë për të shmangur shkeljen e rregullave të shtetit, sepse ?vendosëm t?i quajmë të gjitha tubimet tona, protesta paqësore?, një referencë ndaj kritikave nga përfaqësues të së djathtës, sipas së cilëve disa protestues kundër racizmit në mes të pandemisë, janë treguar hipokritë duke mos mbajtur maska.
Presidenti i krahasoi tubimet e tij me ato të rivalit të tij demokrat, Joe Biden, duke vënë në lojë aktivitetet me distancim fizik në palestra shkollash, të takimeve relativisht të pakta të zotit Biden.
?I keni parë palestrat me njerëzit të vendosur në rrathë? Ato janë turmat e tij?, tha zoti Trump.
Ishte vizita e tretë e zotit Trump në Karolinën e Veriut brenda dy javësh. Ai fitoi në këtë shtet me katër pikë epërsi ndaj rivales demokrate në vitin 2016, Hillary Clinton, por sipas anketave ai dhe zoti Biden kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në këtë shtet.
Ish-Nënpresidenti nuk pati ndonjë aktivitet public të martën, por paraqiti dy reklama të reja të fushatës në shtetin e Karolinës së Veriut gjatë ditës.
“Ky është shansi ynë për të lënë errësirën e katër viteve të kaluara prapa nesh, për t’i dhënë fund zemërimit, fyerjeve, ndarjeve, dhunës dhe për t’ia filluar nga e para në Amerikë”, thotë zëri përshkrues kur hapet një reklamë. “Ne mund të ndalojmë së përqendruari tek një president që mendon se gjithçka ka të bëjë me të dhe të fillojmë të përqendrohemi në atë që është më e mira për ne.”
Zoit Trump, në tubimin e tij të martën, akuzoi zotin Biden dhe kandidaten demokrate për nënpresidente, Senatoren Kamala Harris se po përpiqen të përhapin ?teori konspirative anti-vaksinë?, sepse kanë vënë në pikëpyetje pretendimet e tij se një vaksinë për COVID-19 do të dale së shpejti.
Zoti Biden dhe zonja Harris nxorrën të martën një deklaratë të përbashkët, ?duke paraqitur tre pyetje të cilave duhet t?u përgjgjet administrata për të siguruan popullin amerikan se politika nuk do të luajë rol në miratimin dhe përhapjen një vaksine të sigurt dhe efektive për COVID-19-ën.?
Demokratët po i kërkojnë administratës së Presidentit Trump që të paraqesë kriteret shkencore që do të përdoren për të garantuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës; kush do t?i hapë dritën e gjelbër vaksinës; dhe cili është plani për të përcaktuar se si do të bëhen vaksinat për amerikanët ?falas, me garanci, në mënyrë të drejtë dhe pa ndërhyrjen e politikës?.
Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se një vaksinë mund të jetë gati para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Nëntë shefat ekzekutivë të kompanive që po konkurrojnë për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin bënë një deklaratë të pazakontë bashkarisht të martën se nuk do të kërkojnë miratimin e organeve rregullatore të qeverisë amerikane derisa të arrijnë fazën e tretë të testimit të sigurisë së vaksinës.
Deklarata pason shqetësimin se zoti Trump do të ushtrojë presion ndaj Administratës amerikane të Ushiqmeve dhe Barnave për të miratuar një vaksinë para se të provohet që është e sigurt dhe efektive.
Ndërsa zoti Trump filloi tubimin të martën në mbrëmje, kompania AstraZeneca konfirmoi se po pezullonte përkohësisht studimet në fazat e fundit të vaksinës së mundshme të për COVID-19, ndërsa heton nëse një sëmundje ?e pashpjegueshme? e një vullnetari që ka marrë vaksinën, ishte një efekt anësor i saj.
Në një deklaratë të martën në mbrëmje, kompania tha se ?procesi i saj standard i kontrollit, shkaktoi një pauzë të vaksinimit për të analizuar të dhënat e sigurisë?.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar shifrën më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Mbi 6.3 milionë raste janë njoftuar në vend, me afro 190 mijë vdekje sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins./VOA
Zjarret shkatërruan kampin më të madh të migrantëve në Greqi...
“Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ekziston ndonjë par...
Ndërsa shtohen pikëpyetjet nëse Shtetet e Bashkuara do të au...
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se vaksina ruse...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin në...
Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar në...
Kopshtet e Maqedonisë së Veriut kanë hapur dyert këtë të mër...
Vazhdojnë akuzat nga ana e Moskës, ku këtë herë ka sulmuar s...
Mbi 232 milionë euro llogariten të jenë më pak të hyrat buxh...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është nominuar për Çmimin...
Pak ditë më parë u bë virale në TikTok videoja e një burri d...
COVID-19 ka ndryshuar papritur të gjithë mënyrën tonë të jet...
Një sasi e madhe e provave na tregon pse mbajtja e maskave t...
Nën-presidenti i parë i Afganistanit, Amrullah Saleh i ka ik...
Studimet në fazat e fundit të vaksinës së mundshme të kompan...
Bisedimet midis zyrtarë të Turqisë dhe Greqisë në selinë e N...
Një zjarr ka shkatërruar kampin më të madh të emigrantëve në...
Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi është infektuar ...
Zjarret kanë shkatërruar afro 810 mijë hektarë në Kaliforni ...
Gazetari Adi Krasta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëveshj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...