web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kë të besojnë demokratët, Agronin apo Gjekmarkajn?

29 Gusht 2020, 08:56, Politikë CNA

Agron Gjekmarkaj, analist, publicist, gazetar, i studiuar edhe në Itali, tashmë banues në Shqipëri, është kthyer në një figurë e komunikimit publik me të djathtën, me simpatizanët dhe me aktorët e saj.

Por, tani për të kapur listën e deputetit, që Luli e gënjeu në 2017 po bën gjithçka përtej, këtij Agronit me vlera qytetare, intelektualit me disa parime që ndiqej edhe për kritikat dhe qëndrimet e tij.

Ndërkohë që kanë kaluar tre vite nga 2017 dhe Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë, nuk ka asnjë ndryshim, përkundrazi PD është më e copëtuar, është bërë aleate më e fëlliqur me LSI-në, po i afrohen më shumë element të korruptuar dhe skandalozë të pushtetit të Edi Ramës, Gjekmarkaj tani për karrigen e deputetit po bën gjithçka.

Më poshtë ne po sjellim disa nga shkrimet dhe qëndrimet e mbajtura nga kritiku Agron Gjekmarkaj ndaj kreut të Republikës së re, Lulzim Basha, të cilin kohët e fundit ka filluar ta ?dashurojë?.

Kujtojmë se me 27 qershor 2017, Gjekmarkaj e ka sulmuar fort Lulzim Bashën.

?Lista e Bashës ishte e neveritshme, e fëlliqur dhe që u refuzua nga 200 mijë shqiptarë.Ai duhet të jepte dorëheqjen pasi bëri një listë personale dhe të bazuar mbi interesa financiare. Basha nuk mori përgjegjësi për humbjen por thjeshtë u justifikua?, deklaroi Gjekmarkaj për Top Channel. Ajo listë është ende ska ndryshuar asgjë.

Ndërsa me 10 mars 2018, Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur për lobime me rusët.  Në një intervistë për ?Oktapod? Gjekmarkaj ka thënë se ?ka një situatë bolente që zien në PD, dhe ai (Lulzim Basha) është përgjegjës kryesor për këtë. Kështu që është e natyrshme që të ketë shumë sulme përreth tij. Mendoj se është në një fazë që po merr sulme të merituara?. Pse i harroi sulmet Gjekmarkaj, Cfarë premtim ka marrë?

Me  23 prill 2018, sërish Gjekmarkaj e ka sulmuar Bashën, me anë të një analize mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike lidhur me statutin e ri.

Ai shkruante,  se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale e cila sot përballet me një krizë të thellë ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë. Agron Gjekmarkaj ku e gjeti tani shpresën?

?Me mbledhjen e Këshillit Kombëtar për statutin mori përsipër listat, dëbimet, fshirjen e kujtesës së PD-së, marrëveshjen me Ramën, transformimin e kësaj partie në një parti të tijën. Nuk fshihet më jo Lulzim Basha. Ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më. Partia që u formua nga elita e vendit në dhjetor 1990, sot drejtohet nga personazhe pa spikamë publike. Shikoni estabilishmentin drejtues në krah të Bashës, kryesinë, nënkryetarët, sekretarët, grupin e tij parlamentar dhe së fundi, Këshillin e tij Kombëtar!? shkruante Gjekmarkaj në analizën e tij.

Në maj të vitit 2018, Gjekmarkaj shkruante në një opinion të tij se paaftësia e Bashës mban në pushtet Ramën.

 ?Lulzim Basha çdo sjellje publike apo opozitare, protesta, agresivitet në Parlament, miell, vezë, mosbindje të bindur civile i ka pasur të kushtëzuara nga preokupimi për fatin e vet dhe konsolidimin e pozicionit të tij në parti.?-shprehej në atë kohë Gjekmarkaj.

Në gusht 2018, Gjekmarkaj shprehte kritika të forta në lidhje me listat e Bashës, por edhe të Metës, ndërsa shkruante se ?Në këtë pikë, Rama u bë mësues për Bashën dhe Metën, të cilët kryen akte të ?pedofilisë politike? me listën e fundit?.

Në 9 janar 2019, Gjekmarkaj i dërgonte një mesazh të fortë Bashës, ndërsa në një opinion për gazetën Panorama, shkruante se kryeministër nuk bëhesh duke pritur.

?Ka vetëm një rrugë, duke e merituar, ditë pas dite, një akt e një fjalë, një fjalë e një akt dhe njerëzit e duhur në vendet që i presin. Kjo pritet nga Lulzim Basha, nëse ai ka pritshmëri nga vetja?-shkruantë Gjekmarkaj.

Tani, lind pyetja, demokratët kë të besojnë Agronin apo Gjekmarkajn?  / CNA.al

“Shpërthen” Gjekmarkaj/ Paaftësia e Bashës mban në pushtet Ramën

Çfarë pritet nga Lulzim Basha/ Agron Gjekmarkaj ka një mesazh për kreun e opozitës

Trondit Gjekmarkaj/ Basha dhe Meta kryen aktet e ?pedofilisë politike?

Nga Agron Gjekmarkaj/ ?Ruçi i dha leksion me bustin e Arbnorit, Basha të lexojë ndonjë libër të Pjetrit?

Gjekmarkaj tregon, se si mund të shpëtojë PD-ja nga Basha

Dy fytyrat e Gjekmarkajt

Agron Gjekmarkajn e zë amnezia/ Një kritik në prehërin e Lulit, mëshirojeni





Lajmet e fundit nga