web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për Martin Camajn/ Rama: Nuk i ndryshon parametrat ekonomikë

28 Gusht 2020, 16:48, Politikë CNA

Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin e njohur, Martin Camaj, pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit në kohën e diktaturës komuniste.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili teksa publikon video-live nga Pallati i Brigadave, ku po hapet dosja e Camajt, thekson se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit.

? Pallati Brigadave ? Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për një prej figurave të shkëlqyera të botës shqiptare, Martin Camaj.
Hapja e dosjeve nuk i ndryshon (sot për sot) parametrat ekonomikë të vendit, por pa asnjë dyshim përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën, si një pjesë e patjetërsueshme e raportit me të ardhmen, e raportit të shoqërisë me vetveten, e raportit tonë me gjeneratat e tjera?, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga