Tifozët e Gjilanit djegin flamurin grek para sfidës ndaj APOEL-it
Skuadra kosovare e Gjilanit, e drejtuar nga trajneri Gentjan...
Bledi Shkëmbi mendon se Tirana i ka mundësitë të përsërisë Skënderbeun. Në një intervistë për ?Panorama Sport?, ish-lojtari i Kombëtares, kapiteni i Skënderbeut dhe shumë klubeve në Shqipëri, pranon se për të përsëritur vitet e arta të korçarëve të gjitha klubeve shqiptare u duhet punë. Shkëmbi flet për gjithçka, edhe për skuadrën korçare që është në një moment të vështirë.
E keni ndjekur Tiranën në Champions League? Mund të në na jepni një opinion për dy sfidat?
Të them të vërtetën, kam parë dy ndeshje shumë të ndryshme. Takimi i parë ishte për mua jo i luajtur mirë. Ose më saktë, i luajtur mirë vetëm në fazën mbrojtëse, duke lënë shumë për të dëshiruar në fazën sulmuese. Pikërisht në armën më të fortë që ajo ka si skuadër dhe që e ka shprehur shumë mirë gjatë gjithë kampionatit. Dhe një ndeshje e dytë e luajtur mirë, por duke shpërdoruar shumë raste për gol. Shkurt, një ndeshje e parë e fituar me pak fat dhe një ndeshje e dytë e humbur duke mos pasur fatin me vete.
Cili është ndryshimi mes një Tirane që kërkon të bëjë gjëra të mëdha në Europë dhe Skënderbeut tuaj?
Nuk duhet të harrojmë që Skënderbeu ia doli vetëm pas katër vitesh dhe nuk u kualifikua menjëherë. Ne ishim afër që vitin e dytë, por duke e krahasuar me Tiranën, kjo e fundit i ka mundësitë që të bëjë atë që bëri Skënderbeu. Pra, të ruajë grupin dhe vit pas viti të afrojë lojtarë të tjerë në ekip, duke forcuar grupin.
Tirana, me sa e kam parë, është duke e bërë një gjë të tillë. Patjetër është edhe fati te shortet, pra çfarë skuadre do të bjerë si kundërshtar. Por e thashë, Tirana i ka mundësitë që të shkojë në grupe, por duhet të besojë më shumë. Ky është edhe ndryshimi i dy skuadrave. Skënderbeu në anën e vet besonte dhe rrezikonte pak më shumë. Tirana në këtë ndeshje me serbët e Crvenës, nëse do të kishte besuar dhe rrezikuar më shumë, do ta kishte kaluar kundërshtarin dhe do të ishte kualifikuar.
Pse thoni kështu?
Them kështu, sepse kundërshtari, veç emrit, nuk kishte asgjë tjetër dhe këtë e tregoi në fushën e lojës.
Mos ndoshta është kthyer në diçka të frikshme kualifikimi në grupet e Europa League?
Në realitet është më e thjeshtë? Skënderbeu në fillim kishte çështje besimi. Në momentin që besuam më shumë, e shikonim veten më të kompletuar. E shihnim që nuk kishte ndonjë diferencë të madhe në fushë. Njëlloj si tani me Tiranën dhe Crvenën. Në fushë nuk merrej vesh cila ishte Crvena dhe cila Tirana, flas nga emrat. Ekipet shqiptare duhet të besojnë që ne e arrijmë fazën e grupeve. Nuk ka diferenca të mëdha.
Aq më tepër, viti me tek ndeshje për ekipet e vogla është një shans i artë. Një ekip i mirë apo shumë i mirë në ndeshjen e parë e ka luksin të gabojë, sepse rikuperon ndeshjen e dytë dhe kualifikohet. Shikoni Crvenën, gjatë 90 minutave ishin nervozë dhe nuk arritën të jepnin atë që dinin të bënin. Të mos harrojmë se vjet kanë luajtur në grupe dhe nuk është pak.
Për arritjet brenda një dekade, Skënderbeun tuaj mund ta kalojë skuadër tjetër në Shqipëri?
Atë që bëri Skënderbeu, mund ta bëjë çdo skuadër, por gjithmonë nëse sillet si Skënderbeu në shumë drejtime. Tirana ka mundësi të bëjë të njëjtin cikël, por duke duruar dhe u përforcuar. Ama durimi është i pari, sepse në Shqipëri një vit nuk ke sukses, pas dy javësh shpërbëhet ekipi dhe për dy javë bëhet ekipi i ri dhe rifillon nga zeroja. Tirana po bën hapat e duhur.
Skuadra kosovare e Gjilanit, e drejtuar nga trajneri Gentjan...
Një episode i veçantë u regjistrua ditën e sotme në Prishtin...
Presidenti i FSHF, Armand Duka është shprehur mjaft i lumtur...
Kukësi në raundin e dytë të Ligës së Europës! Skuadra e Skën...
Laç heroik! Skudra e Armando Cungut është kualifkuar ndaj a...
Përgatitjet e Kombëtares së Anglisë për Ligën e Kombeve janë...
Tomas Strakosha po bëhet gati për të startuar sezonin e radh...
Pas durrsakëve të Teutës, edhe 2 skuadra të tjera shqiptare ...
Vllaznia ka zyrtarizuar përpara pak minutash firmën me sulmu...
Raportohet se kapiteni i Barcelonës, Leo Mesi ka njoftuar Pe...
Kohë për të festuar te Teuta dhe këtë herë këtë e thotë edhe...
Për durrsakët ka nisur mirë kjo verë. Si fitues të Kupës së ...
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Federatën Shqiptare të ...
Kualifikim spektakolar i Teutës përballë Beitar Jeruzalem. S...
Laçi do të tentojë kualifikimin në transfertën azere ndaj Ke...
Eni Imami është përforcimi i radhës i skuadrës së Partizanit...
Tomas Strakosha ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të...
Ka startuar në orën 16:00, në “Niko Dovana” sfida e vlefshme...
Plot 3 skuadra shqiptare do të zbresin në fushën në orën 18:...
Ka startuar në orën 16:30, në “Niko Dovana” sfida e vlefshme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...