web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaos te Prishtina, vazhdojnë të shtohen rastet e koronavirusit

22 Gusht 2020, 11:54, Sport CNA

Duket se Prishtina është e ?mallkuar? për të mos luajtur në kompeticionet europiane për këtë sezon.

Pas shtyrjes së ndeshjes në raundin parakualifikues të Ligës së Europës ndaj Linkoln Red Imps, përshkak se te skuadra kosovare kishin rezultuar disa lojtarë pozitivë, Prishtina ndryshoi thuajse gjithë skuadrën.

Megjithatë edhe skuadra e dytë ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Sipas gazetarit të njohur kosovar, Arlind Sadiku, te Prishtina janë zbuluar 9 raste të reja me Koronavirus, pak orë para ndeshjes, e planifikuar në orën 18:00.

Për këtë arsye Prishtina tani rrezikon të mos e luajë ndeshjen, teksa rreziku tjetër është që mund ta humbë në tavolinë me rezultatin 3-0





Lajmet e fundit nga