web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konte dhe Lopetegi zgjedhin titullarët, ja si rreshtohen Sevija dhe Interi në finalen e Ligës së Europës

21 Gusht 2020, 18:20, Sport CNA

Ka marrë fund pritja. Tifozët e Interit më në fund pas 10 vitesh do të jetojnë një mbrëmje emocionuese në Europë. Pas shumë zhgënjimeve radhazi dhe përpjekjeve për të ?ngrënë? në tavolinën e të mëdhenjve (Champions), ja ku është një antipastë që të shërben për t?u rritur dhe për të fituar eksperiencë.

Sot në 21:00, të besuarit e Antonio Kontes kanë shansin që të rikthehen te trofeu, diçka që mungon prej 9 vitesh. Në finalen e Europa Ligës i pret Sevija, një kockë e fortë në këtë kompeticion. Spanjollët janë ekipi më fitues në historinë e këtij trofeu dhe zikaltrit duhet ta dinë mirë këtë gjë përpara se të futen në fushën e lojës.

Nga finalja e Madridit në finalen e Këlnit. Kjo është e dhjeta për historinë e skuadrës zikaltër, ndërsa Konte dhe Lopetegui do të luajnë të parën në Europë. Romelu Lukaku ka shansin e artë që të barazojë Fenomenin Ronaldo, por edhe ta parakalojë atë, ndërsa Konte të thyejë tabunë europiane dhe të marrë trofeun e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SEVIJA: Bounou, Karles, Kounde, Navas, Reguilon, Fernando, Banega, Xhordan, Okampos, Suso, De Jong.

INTER: Handanoviç, Bastoni, De Vraj, Godin, Brozoviç, Dambrozio, Jang, Galjardini, Barela, Lautaro, Lukaku.





Lajmet e fundit nga