web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jasir Asani nuk do rikthehet te Partizani, transferohet te ekipi i njohur europian

22 Gusht 2020, 13:25, Sport CNA

Jasir Asani u rikthye te Partizani nga huazimi te AIK-u, por me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e të kuqve për sezonin e ri.

Sulmuesi anësor është shumë afër kalimit te skuadra turke e Sivasporit. Futbollisti ka arritur marrëveshjen për kalimin te klubi turk dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt. Sivaspor e mbylli sezonin në vendin e 4-t në Superligën turke dhe do të luajë në Ligën e Europës.

Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit turk është arritur, teksa tashmë duhet gjetur akordi me klubin e Partizanit që zotëron kartonin e lojtarit, ndonëse të kuqtë nuk do të bëhen pengesë, duke ditur që edhe 6 muaj kontratë ka.





Lajmet e fundit nga