web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zbulon UEFA, një risi në listën e Tiranës për ndeshjet e Champions

18 Gusht 2020, 09:30, Sport CNA

Tirana luan ditën e nesërme në transfertën gjeorgjianëve ndaj vendasve të Dinamo Tbilisi. Bardheblutë kanë objektiva madhorë për Europën dhe besojnë te kualifikimi ndaj Dinamos duke qenë se skuadrat nuk kanë ndonjë diferencë të madhe. Ndërkohë, grupi i futbollistëve kryeqytetas është i plotë dhe trajneri Emanuel Egbo ka luksin e përzgjedhjes.

Sakaq, duke qenë se është ende kohë merkato, drejtuesit po punojnë të përforcohen edhe me të tjerë element veç Najdovskit, Toshenkos, Tolit dhe Avdijajt. Flitet edhe për tre futbollistë mjaft cilësorë që do të vijnë nga Gana, madje një prej tyre është zbuluar nga ana e UEFA-s edhe pse ende nuk është zyrtarizuar te Tirana.

Në listën e futbollistëve të dërguar për Champions nga 25-herë kampionët e Shqipërisë, bie në sy prezenca e sulmuesit, Derrik Sasraku. Ky i fundit ka qenë një alternativë edhe më parë për Tiranën, por tashmë duket se janë pjekur kushtet që marrëveshja të arrihet. Sasraku së fundmi ka qenë pjesë e Medeamës, një klub në Ganë, ndërsa 26-vjeçari ka një aventurë edhe në Tunizi me Club Africain.





Lajmet e fundit nga