web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kapiteni i Kukësit e mbyll me futbollin e luajtur, bëhet menjëherë... trajner

17 Gusht 2020, 20:09, Sport CNA

Ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur, për shkak të dëmtimeve të shpeshta në sezonin e fundit, teksa i është futur tashmë botës së trajningut.

Gjirokastriti, që gjatë karrierës së tij, u aktivizua me shumë skuadra si Luftëtari, Kastrioti, Shkumbini, Besa, Tomori, Kukësi dhe së fundmi pjesë e Gjilanit, i është bashkuar akademisë së futbollit Shqiponja, e formuar në vitin 2017 në Durrës.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Shametit në fushën e trajningut, teksa do të vejë në dispozicion të futbollistëve të rinj, eksperiencën e tij të madhe.





Lajmet e fundit nga