Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi me pasagjerë
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Tirana do të përballet në datën 19 gusht në transfertë ndaj skuadrës gjerorgjiane të Dinamo Tbilis. Një pengesë tepër shqetësuese mbetet fluturmi drejt Gjeorgjisë, për shkak të situatës kaotike të Koronavirusit, i cili ndryshe nga sa ishte parashikuar, mund të jetë tepër sfilitës.
Së fundmi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Jashtme, ka paralajmëruar klubin kryqytetas që të shmangë tranzitin nëpërmjet Sllovenisë, si pasojë e vendimeve tepër të rrepta që kanë marrë së fundmi autoritetet sllovene, duke e futur Shqipërinë në listën e kuqe.
Sllovenia ka vendosur karantinimin e detyrueshem dhe testimin e çdo shtetasi shqiptar që hyn në vendin e tyre si pasojë e përhapjes së COVID-19. Kësisoj Ministria e Jashtme e Shqipërisë, me një njoftim zyrtart, ka paralajmëruar bardheblutë që të bëjnë gati dokumentacion të veçantë, duke i paraprirë pengesave që mund të hasin?
NJOFTIMI I MINISTRISË SË JASHTME:
Për Slloveninë, Shqipëria sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19, është pjesë e listës së kuqe. Në listën e kuqe, Sllovenia deri në datën 7 gusht ka përfshirë 58 vende.
Në këto kushte, ndaj shtetasve shqiptarë për hyrje, dalje e qëndrim në Slloveni zbatohen kufizimet e rregullat e mëposhtme:
Mund të lëvizet tranzit përmes territorit të Sllovenisë drejt Shqipërisë (nëpërmjet Kroacisë) me pasaportë të vlefshme shqiptare (Sllovenia ka pranuar aktin normativ të qeverisë shqiptare për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave që u ka kaluar afati gjatë vitit 2020 deri në 31 dhjetor 2020, por jo Kroacia) brenda 12 orësh;
Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme nuk mund të hyjnë në territorin e Sllovenisë, pa patur arsye të veçanta (humanitare, etj.) dhe me miratim paraprak të autoriteteve sllovene dhe/ose të autoriteteve të vendit të destinacionit. Por më parë, me notë Ambasada e Shqipërisë kërkon miratim nga autoritetet sllovene. Të sillet në vëmendje se Sllovenia përfaqëson kufirin e jashtëm të zonës Shengen;
Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme, që vijnë nga Shqipëria dhe janë të pajisur me leje qëndrimi ose pune në Slloveni, lejohet të hyjnë në Slloveni, por janë të detyruar t?i nënshtrohen karantinës 14 ditore. Para hyrjes në territorin e Sllovenisë, në pikat e kalimit kufitar, shtetasit duhet të japin të dhëna të sakta për adresën në Slloveni, si dhe numër telefoni;
Lejohet të lëvizin tranzit në Slloveni, brenda 12 orësh shtetasit shqiptarë, që kanë pasaportë të vlefshme dhe leje qëndrimi ose pune në një vend anëtar të BE-së, apo pjesë e zonës Shengen;
Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion Slloveninë (në drejtim ajror ose tokësor), do të duhet të ketë miratim paraprak nga autoritetet sllovene duke plotësuar këto kushte: emër mbiemër; numër pasaporte; të dhëna për mjetin apo avionin me të cilin udhëtohet; datat e udhëtimit për hyrje e dalje nga territori i Sllovenisë; test për secilin pjesëtar për COVID-19 të realizuar në një vend të BE-së, të ketë rezultuar negativ dhe të jetë kryer jo më parë se 36 orë; konfirmim nga pala pritëse. Në bazë të të dhënave të mësipërme, Ambasada e Shqipërisë me notë kërkon pranë autoriteteve sllovene miratimin e nevojshëm për realizimin e udhëtimit;
Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion një vend të BE-së, ose të zonës Shengen, duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, ai mund të realizohet përsëri duke respektuar të gjitha kërkesat e mësipërme dhe me notë drejtuar autoriteteve sllovene përmes Ambasadës së Shqipërisë. Më parë duhet dhënë miratim edhe nga autoritetet e vendit të destinacionit. Nota do të ishte e këshillueshme edhe për mundësimin e kthimit në Shqipëri nëse kalohet tranzit në territorin e Sllovenisë.
Lidhur me udhëtim mbështetësish (tifozësh) të FK Tirana, respektohen të gjitha rregullat e kufizimet e përcaktuara për shtetasit shqiptarë, që vijnë nga Shqipëria, pjesë e listës së kuqe sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19.
Luis Hemilton dominoi Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1 ...
Në fillim dukej thjesht si një nga zërat e zakonshëm të merk...
Egnatia e Gugash Maganit, është duke zhvilluar merkato tepër...
Wyscout ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit të fu...
Milot Rashica dëshiron të bëjë një hap para në karrierë dhe ...
Mentor Mazrekaj mund të rikthehet në Superiore. Të paktën kë...
Armando Sadiku ishte pronë e Levantes, por klubi i La Ligas ...
Egnatia sezonin e ardhshëm do të jetë një nga kandidatët kry...
Luftëtari vendos për emrin e ri të pankinës dhe ai është një...
Vllaznia është duke ndryshuar faqe, për mirë. Ardhja në drej...
Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, në lidhje me merkat...
Zinedine Zidane i ka idetë e qarta dhe Isco nuk është në pla...
Tirana ndodhet në Pogradec, ku është stacionuar për të zhvil...
Një tjetër mbrëmje dramatike në Champions! Pas Bajernit që s...
Dominimi i Bayern Munchen dhe triumfi 8-2 kundër Barcelonës ...
Azdren Llullaku ka gjetur skuadrën e re për të vazhduar karr...
Bayern Munchen arriti një akord me Vancouver janarin e vitit...
“Paratë mund të blejnë gjithçka” nuk vlen në botën e futboll...
Agjenti i Elseid Hysajt dhe drejtori i Torinos kanë pasur dj...
Emiljano Musta merr një ofertë zyrtare nga një klub i kampio...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...