web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Fushë Krujë/ “Benz-i” përplas për vdekje të moshuarin

15 Gusht 2020, 06:03, Kronika CNA

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.
Një mjet tip ?Benz? është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 15.08.2020, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, mjeti tip ?Benz?, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga