Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi.
Sipas INSTAT, në të gjithë vendin kanë lindur 12,500 foshnja më rënie 3,2 për qind në raport me 6 -mujorin e parë 2019.
Rënia e lindjeve është përkeqësuar në këtë dekadë sidomos në 6 vitet e fundit, kur tkurrja e popullsisë dhe emigracioni i lartë që po vijon më ritme të larta që nga viti 1990, po akumulojnë efektet negative tek lindjet. Në 6 mujorin e parë lindjet ranë me mbi 24% në raport me vitin 2012.
Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 24-32 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 28,500 mijë bebe, teksa gjatë 6 muajve të 2020 kanë lindur vetëm 12,500 bebe.
Sipas të dhënave që i takojnë të tremujorin e dytë 2020 vetëm dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në dhjetë qarqe ka pasur rënie. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 5,2 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit, me 37,0 %.
Nëse do t?i referoheshim numrit absolut të lindjeve, vihet re qartë një rënie e konsiderueshme në numrin e tyre, nga 82 mijë në 1990 në 28,561 lindje në vitin 2019.
Demografët shpjegojnë se lindshmëria te personat në moshë riprodhuese sot është e ndryshme nga ajo e prindërve të tyre, si në lidhje me numrin mesatar të fëmijëve për grua (indeksi sintetik i fekondimit) ashtu sa i përket edhe karakteristikave strukturore (moshës).
Gjatë viteve 2000, indeksi sintetik i fekondimit në Shqipëri ra nën nivelin e zëvendësimit, i cili përcaktohet si 2.1 fëmijë për grua. Për herë të parë në historinë e lindshmërisë së Shqipërisë, indeksi Sintetik i Fekondimit ishte më pak se 2 fëmijë për grua pas vitit 2003, teksa në vitin 2019 ishte më pak se 1.36. Sot gratë që lindin fëmijën e parë janë mesatarisht më të mëdha në moshë sesa nënat e tyre dikur. Deri në fillim të viteve 2000, modeli tipik i familjes në Shqipëri, ishte një çift i martuar me dy fëmijë.
Mosha mesatare në lindjen e parë ka shënuar një rritje të lehtë gjatë 10 viteve të fundit, teksa njerëzit fillojnë të krijojnë familje në një moshë më të madhe dhe tentojnë të kenë më pak fëmijë. Kohët e fundit, gjithashtu familja është bërë më pak e qëndrueshme si pasojë e normës në rritje të divorceve, shpjegojnë demografët.
Përveç indeksit Sintetik të Fekondimit, një tregues i rënies së lindshmërisë është edhe koeficienti bruto dhe neto i riprodhimit, të cilët matin numrin e vajzave që lind një grua. Ky indeks në vendin tonë është nën një vajzë për grua, pra një femër nuk arrin të riprodhojë veten./Monitor
Dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët përgjatë vijës b...
Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të n...
Shqipëria i është bashkuar Nismës së Shteteve të Bashkuara t...
Disa zonja të Tiranës ditën e nesërme do të jenë pa drita pë...
Qeveria greke ka ndryshuar sërish rregullat për personat që ...
Ish-deputeti socialist Fatmir Toçi, i cili prej një muaji n...
Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar në “FaxNews” shifrat shqet...
Radhë të gjata me qytetarë janë krijuar në pikën kufitare të...
Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku ka marrë pjes...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një thirrje ...
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, CRCA dhe ANYN Shqipëri ...
Ndahet nga jeta përgjegjësi i policisë Rrugore në Shkodër, S...
Gjatë ditës së sotme, moti do të nis i kthjellët në të gjith...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar...
Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta ...
Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike...
Në mes të sezonit turistik, pa asnjë njoftim, Bashkia Kavajë...
Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se kryebashkiaku i Tiranës...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur t...
Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tregon luftën e saj me Co...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...