web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Tentoi të vriste katër persona/ Policia e Korçës prangos të shumëkërkuarin  

28 Korrik 2020, 07:29, Kronika CNA

Një 26-vjeçar, i cili në vitin 2015 ka tentuar të vrasë me sende të forta katër shtetas, është vënë në pranga nga policia e Korçës.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Muhamet Bedulla, 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Sipas uniformave blu  ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.





Lajmet e fundit nga