Klubi i njohur shqiptar godet në merkato, firmos me sulmuesin brazilian
Besa dështoi për të gjashtin vit radhazi, e megjithatë duket...
Emanuel Egbo ndryshoi si me ?magji? sezonin e Tiranës. Trajneri e mori skuadrën në një moment shumë të vështirë, por më pas diti ta udhëhiqte drejt sukseseve të njëpasnjëshme, duke siguruar titullin numër 25 në historinë e bardhebluve. Një titull që kryeqytetave iu mungonte prej 11 vitesh, e që për më tepër mbërriti në 100-vjetorin e klubit. Së fundmi, Emanuel Egbo ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin ?ABC e Mëngjesit?, teksa ka prekur shumë tema. Nga mbërritja e tij në Shqipëri, te racizimi i cili nuk mund të evitohet edhe pse trajneri thekson se është vetëm një pjesë e vogël e njerëzve. Ndër të tjera, Egbo thekson se ndihet tirons dhe afrikan i vjetër, ndërsa zbulon se shpejti pret të bëhet baba.
?Emri im është Emmanuel Egbo. Kam ardhur në Shqipëri në vitin 2001, kur president ishte El Sayed. Kam punuar si zv trajner dhe trajner i portierëve. Kam marrë të gjitha licencat e trajnerëve. Kam qenë si trajner i parë i Bylis, më pak kalova te Tirana si zv trajner dhe trajner portierësh. Kam punuar edhe si trajner provizor, kur janë shkarkuar trajnerë të Tirana, kam drejtuar nga 4-5 ndeshje, jam mësuar duke stërvitur ekipin e parë. Kam marrë licencimin, ky është pasioni im.
Jam gjithmonë me këmbë në tokë, nuk kam ndryshuar, jam njeri shumë i thjeshtë, jam njeri që mendoj vetëm të punoj. Jam tirons i vjetër dhe afrikan i vjetër. Shqipëria? Nuk kisha dëgjuar për këtë vend. Isha në Egjipt, El Sayed ishte president i një klubi atje dhe ai më solli këtu. Nuk e kisha menduar që do të qëndroja kaq gjatë. Erdha ta përdor Shqipërinë si trampolinë, por mbeta këtu. Më kanë bërë përshtypje shqiptarët. Janë si familje, shtëpia ime e dytë, kultura është e ngjashme me atë nigeriane.
Si martesat, marrëdhëniet familjare, kujdesi për njëri-tjetrin. Jam i martuar, nusen e kam nga Filipinet. Kemi tre vjet që jemi martuar dhe po presim një fëmijë tani. Kam që në 2014 që kam marrë nënshtetësinë shqiptare. Po, votoj. Nuk jam njeri politik. Kur të jenë zgjedhjet, do votoj për atë që mendoj se do bëjë punë.
Tifozët? Kam qenë gjithë kohës i respektuar nga tifozët e Tiranës. Kam dhënë maksimumin gjithmonë për ekipin. Kam pasur respekt, nga Tirona Fanatics dhe tifozët e Tiranës. Kanë thirrur emrin tim edhe kur kam qenë pjesë e Bylis. Kam lënë gjurmë te Tirana, kam fituar kampionate dhe kupa.
Kam lënë një përshtypje tek ata, prandaj kanë respekt maksimal te mua. Besimi? Besoj shumë te Zoti. Pa të nuk mund të jetojmë, ai na jep frymëmarrje. Është një mrekulli çdo ditë që zgjohemi, e falënderoj për gjithçka. Zoti është në vendin e parë.
Ishte e lehtë, Zoti na drejtoi në suksesin e Tiranës. Pa hirin e Zotit brenda, asgjë nuk shkon perfekt. Kemi dhënë maksimumin dhe ai na ka zgjidhur punë gjithmonë. Ka disa ndeshje që kemi fituar, e kemi përmbysur rezultatin dhe lojtarët s?e kanë shpjeguar dot se si ia kemi dalë në disa raste. Zoti na ka ndihmuar, kudo që shkoj ai vjen me mua.
Përshtypje nga Tirana? Mbaj mend vitin 2001, jam befasuar shumë duke parë shumë njerëz, më shihnin sikur kisha zbritur nga qielli. Isha ndër njerëzit e parë me ngjyrë. Aty kuptova që Shqipëria kishte qenë e mbyllur. Mendoj se nuk ishte racizëm, ishte injorancë, njerëzit nuk e dinin, kishin kaluar kohë të vështira.
Tani është ndryshe, mentaliteti ka ndryshuar, kanë dalë jashtë dhe kanë parë kultura të tjera. Kam qenë në shumë dasma tiranase. Kam qenë kur u martua Fortuzi, Sina, Pinari, Halili. Dasmën time e bëra këtu, një miks midis dasmës tiranase, nigeriane dhe filipinase. Kishte edhe këngë shqiptare në dasmën time.
Normal që u luajt edhe kënga e Tironës, nuk ka shans të bëhet dasmë pa këngën e Tironës. Në fillim kisha një marrëdhënie me një vajzë tiranase, por nuk funksionoi. E ndërpremë dhe unë vazhdova rrugën time.
Kam luajtur me Deden, Memën, Mërkoçin, Fortuzin, Dabullën, Patushin, Sinën, Alimehmetin. Të gjithë më kanë telefonuar dhe më kanë uruar për titullin. Ka meritë presidenti, stafi teknik, stafi mjekësor, lojtarët që kanë dhënë maksimumin e deri te punëtori i fushës. Është një ndjesi e veçantë, është një bekim për mua dhe skuadrën fitimi i kampionatit.
Shpresojmë të marrim edhe Kupën e Shqipërisë, është 100-vjetori i klubit. Është një objektiv që e kemi vendosur. Do jetë diçka e veçantë për lojtarët dhe klubin nëse e marrim Kupën. Nuk e nënvlerësoj Teutën, por Tirana është klubi më i madh në Shqipëri. Do mbesim si legjenda nëse ia dalim, këtë kam tentuar t?i fus në mendje lojtarëve.
Nuk pi alkool, nuk përdor gjizë. Ushqimi në Nigeri është pak ndryshe. Nuk i përdorim shumë këto gjëra. Jeta e natës? Kam qenë njeri që kam mbajtur shumë regjim. Trupi është mësuar, fle herët dhe zgjohem herët.
Shkoj në palestër, trajneri duhet të stërvitë vetën në fillim, pastaj lojtarët. Në lagjen ku banoj kam shumë mikpritje, njerëzit janë të dashur. Të gjithë shqiptarët kanë qenë si familja ime e dytë. Futbolli është pasioni im. Po mendoj ta hap në Nigeri. Nuk ka shumë portierë në qarkullim.
Lika dhe Hoxha janë më të mirët, por janë në moshë. Sherri eci në fillim, por ka pasur luhatje. Deri diku është edhe Stivi Frashëri. E kam bërë miks, kam stërvitur ekipin dhe portierët. Jam i bekuar që Lika është moshë e madhe dhe më ka ndihmuar. I jap programin dhe ai më ka ndihmuar.
Portieri më i mirë shqiptar? Ilion Lika ka qenë te Dinamo, ishte 19-20 vjeç, ka vazhduar deri sot. Është një profesionist që duhet marrë shembull nga të rinjtë. Është 40 vjeç, por nuk e beson që është aq kur e sheh se si stërvitet. Është tip që mban regjim, mund të vazhdojë edhe 2-3 vjet si Buffon.
Mendimet më vijnë në shqip. Lexoj dhe shkruaj shqip. Kam shumë vullnet, kudo që kam luajtur kam dashur ta mësoj gjuhën. Kam mësuar edhe arabisht kur isha në Egjipt. Dua të flas sa më shumë gjuhë. Ka disa fjalë që nuk i shqiptoj, nuk është gjuha e nënës. Si fjala dhe, ose fjalë të tjera që nuk i shqiptoj dot.
Dialekti i Tiranës? Ça bone, kështu gjërash pak a shumë. E kam thënë shpesh, ka miliona njerëz shqiptarë që janë dashamirës. Ka njerëz të mirë por edhe të këqinj, njësoj si në Nigeri. Një njeri me ngjyrë si unë mund të shpjegojë racizmin. Mund të jetë 5%, 20%, është për t?u diskutuar. Normalisht që ka racizëm në Shqipëri. Do gënjeja nëse thoja që nuk ka.
Kam pasur shumë mundësi, por nuk e tregoj se çfarë ka ndodhur, si në rrjetet sociale dhe në rrugë. Më kanë hedhur banane, më kanë pështyrë në ndeshje. Janë një pjesë e vogël, por shumica e shqiptarëve janë të mrekullueshëm.
Frekuentohem me afrikanët e tjerë që jetojnë këtu, i japim këshilla njëri-tjetrit, e ndihmojmë njëri-tjetrin. Si shqiptarët kur shkojnë jashtë shtetit, janë vëllezër të gjithë, pavarësisht se mund të jenë nga Velipoja, Ballshi apo Tirana. Edhe ne njësoj, rrimë së bashku, bisedojmë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin.
Fëmija? Do pres, nuk e di se çfarë gjinie është. Çfarë të japë Zoti, atë do e marrim. Kurrë mos thuaj kurrë, nuk e di ku mund të vazhdojë karriera. E di Zoti, edhe nëse lëviz, Shqipëria është si vendi im i dytë. Më shumë kam jetuar këtu se në Nigeri.
Kombëtarja e Shqipërisë? I kam parë shumicën e ndeshjeve, e kam kënduar edhe himnin. E di himnin shqiptar. Duhet ta dish historinë, himnin, liderët politikë, kur merr nënshtetësinë e atij vendi. Bebi? Do i vë emër të krishterë?, u shpreh Egbo.
Besa dështoi për të gjashtin vit radhazi, e megjithatë duket...
Menemenspor është i njohur në Shqipëri jo vetëm për faktin s...
Tirana do të luajë të mërkurën ndeshjen e fundit të këtij se...
Thomas Strakosha është mërzitur duke u munduar të provojë gj...
“Nuk do të jemi në Europë për shëtitje”, është shprehur publ...
Ish-futbollisti dhe drejtusi i Tiranës, Shkëlqim Muça, tashm...
I fiksuar pas cigareve, aq sa konsumon tre paketa në ditë. M...
Juventusi është shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për he...
Elozhet për Marash Kumbullën nuk kanë fund. Edoardo Reja ësh...
Sezoni zhgënjyes ka revoltuar në maksimum tifozët e Torinos....
Apolonia arriti suksesin në këtë sezon të kampionatit shqipt...
Mbetet shqetësuese gjendja tek klubi spanjoll i kategorisë s...
Albion Avdiaj ishte përforcimi i parë në merkato i kampionëv...
Elsedi Hysajt, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme në ...
FSHF ndryshon sërish mendje për oraret e javës së fundit të ...
Jurgen Vrapi është largimi i parë zyrtar nga Flamurtari. Ai ...
Kevin Zefi është një prej shqiptarëve të talentuar që ka zgj...
Mbrëmje magjike për futbollistët shqiptarë që aktivizohen te...
Maurizio Sarri mund të futet sonte në histori, me fitimin e ...
Stefano Sensi vijon të jetë i dëmtuar, me sezonin që po shko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...