web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga shpërthimi me 7 të plagosur te Metalurgjiku/ Dyshimet e para

22 Korrik 2020, 09:04, Kronika CNA

Dalin detajet e para nga shpërthimi në Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.

Sipas Report Tv, të plagosur kanë mbetur rëndë 3 punonjës të firmës ?Elba Gaz?, ndërsa 4 të tjerë tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e duhur mjekësore. Nga informacionet paraprake, dyshohet se gjatë punës ka shpërthyer një tub furnizimi me gaz.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj dhe vënien e situatës nën kontroll./ CNA.al





Lajmet e fundit nga