web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthim në një fabrikë në Elbasan/ Plagosen 7 persona

22 Korrik 2020, 08:41, Kronika CNA

Një shpërthim ka ndodhur pak momente më parë në një frabrikë në Elbasan, në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik.

Mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 7 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raportohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit për arsye që ende nuk bëhen me dije.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj dhe vënien e situatës nën kontroll./ CNA.al





Lajmet e fundit nga