web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Vetëm 82 deputetë legjitimë"/ Muç Nano: Meta nuk mund të vërë në diskutim Kuvendin, ia ka dekretuar ligjet

16 Korrik 2020, 16:25, Politikë CNA

Dy ditë më parë, Presidenca jo në komunikatë zyrtare, por në Facebook-un e zëdhënësit të Metës, shkruhej se Parlamenti ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ose e thënë ndryshe nuk ka shumicë të cilësuar për të bërë ndryshime kushtetuese.

Por, lidhur me këtë komunikim, analisti dhe gazetari, Mustafa Nano, thotë se nuk i takon kreut të shtetit të vërë në diskutim legjitimitetin e Kuvendit, përsa kohë ka dekretuar ligje të miratuara prej tij. Në studion e lajmeve në “TvT”, Nano tha se Parlamenti aktual mund të mos ketë autoritetin për ndryshime kushtetuese, por legjitimiteti i tij nuk mund të vihet në diskutim.

?Ky Parlament është legjitim, sa edhe presidenti vetë. Nuk është parlamenti i duhur për të bër ndryshime kushtetuese. Por është parlamenti legjitim. Nuk i ka hije kreut të shtetit të vërë në diskutim legjitimitetin e Kuvendit. Ai vetë ka dekretuar ligje të votuara nga ky Parlament. Parlamenti nuk ka autoritetin për të bërë ndryshime kushtetuese, por ka legjitimitetin?, tha ai.

Nano shtoi se kjo reflektohet edhe në qëndrimin e ndërkombëtarëve.

?Për herë të parë kemi disa zërat ndërkombëtarë që janë kritikë ndaj Ramës. Në këtë pikë, Rama mund të jetë duke përuruar një epokë të vështirë në marrëdhëniet me ndërkombëtare. Ata besojnë se Parlamenti është legjitim, prandaj hezitojnë?, tha Nano.





Lajmet e fundit nga