web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

6 muaj pas lindjes së Duam/ Miriam Cani ndan foton e ëmbël të Amelisë me të vëllain

14 Korrik 2020, 14:52, Lifestyle CNA

Këngëtarja Miriam Cani dhe Alban Skënderaj 6 muaj më parë u bënë prindër për herë të dytë. Miriam solli në jetë Duam dhe shpesh herë ndan foto të vogëlushit në rrjetet sociale.

Në këtë ditë të veçantë ajo ka publikuar një nga fotot më të bukura të vajzës Ameli me të vëllain.

?Sot 6 muaj. Të Duam, dashuria jonë?, ka shkruar Cani krah postimit të fundit në ?Instastory?, ku Ameli shihet pranë krevatit teksa kujdeset për të vëllain.

Edhe pse fotot e të voglit Duam nuk mungojnë në Instagramin e këngëtares, ajo është kujdesur që të mos e zbulojë imazhin e plotë të djalit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga