“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Sipas neurologëve britanikë, SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme serioze në tru dhe sistemin nervor qendror që shkaktojnë psikoza, paraliza dhe hemoragji cerebrale dhe që shpesh konstatohen mjaft vonë.
Virusi SARS-CoV-2 prek rëndë jo vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe organet e tjera, si p.sh. zemrën, enët e gjakut, nervat, veshkat dhe lëkurën.
Neurologët britanikë botuan së fundi detaje tronditëse në revistën “Brain” se SARS-CoV-2 mund të shkaktojë edhe dëme serioze në tru, madje edhe tek pacientët me simptoma të buta ose tek ata që tashmë janë rikuperuar. Shpesh këto dëmtime konstatohen shumë vonë ose nuk konstatohen fare.
Neurologët nga Kolegji Universitar në Londër (UCL) diagnostikuan në më shumë se 40 pacientë britanikë me COVID-19 raste encefalomieliti akut (ADEM). Kjo sëmundje inflamatore çon në një shkatërrim degjenerativ të sistemit nervor qendror dhe shkakton edhe dëme të nervave në tru dhe të palcës kurrizore.
Dëmtime të ndryshme pasuese
Nga pacientët e ekzaminuar, tek 12 u konstatua inflamacion i sistemit nervor qendror, tek dhjetë një encefalopati e përkohshme e shoqëruar me delire ose psikoza, tek tetë hemoragji cerebrale dhe tetë të tjerë problemet në sistemin nervor periferik, kryesisht me diagnozën sindromi Guillain-Barré. Ky është një reagim i sistemit të imunitetit që sulmon nervat, shkakton paraliza dhe në 5 përqind të rasteve përfund me vdekje. Prej sindromit Guillain-Barré gjeti vdekjen një grua 59-vjeçare.
“Mënyrën sesi COVID-19 sulmon trurin nuk e kemi parë asnjëherë tek viruset e tjera më parë”, tha Dr. Michael Zandi, autori kryesor i studimit dhe këshilltar në repartin e neurologjisë “Queen Square Institute of Neurology” në spitalin universitar të Londrës (UCL). Të pazakonshme janë mbi të gjitha dëmtimet serioze të trurit edhe tek pacientët me simptoma të buta.
Rastet e publikuara tani konfirmojnë frikën se COVID-19 shkakton probleme shëndetësore afatgjata tek disa pacientë. Shumë pacientë kanë probleme me frymëmarrjen dhe janë të lodhur edhe shumë kohë pas shërimit të tyre. Pacientë të tjerë që janë shëruar vuajnë nga mpirje, dobësi dhe kufizime të kujtesës.
Sipas Zandit spektri i plotë i sëmundjeve të trurit dhe efektet e mëvonshme të shkaktuara nga SARS-CoV-2 nuk janë analizuar ende, pasi shumë pacientë në spitale janë shumë të sëmurë për t’i ekzaminuar me skaner të trurit ose me metoda të tjera.
“Ne duam t’i bëjmë mjekët në të gjithë botën të vetëdijshëm për këto ndërlikime të coronavirusit,” tha Zandi. Mjekët dhe personeli mjekësor duhet të këshillohen patjetër me një neurolog në rast se kanë pacientë me simptoma kognitive, probleme me kujtesën, lodhje, mpirje ose dobësi.
Mijëra raste dëmtimi të trurit edhe gjatë gripit spanjoll
Neurologët britanikë kanë frikë se sëmundja COVID-19 mund të shkaktojë tek disa pacientë dëme delikate të trurit, që do të bëhen të dukshme vetëm në vitet në vazhdim. Sipas studimit pasoja të ngjashme të mëvonshme ka pasur edhe pas gripit shkatërrues spanjoll në vitin 1918. Mendohet se prej këtij gripi pësuan dëme në tru deri në një milion vetë.
“Sigurisht që shpresojmë që kjo të mos ndodhë, por nëse kemi të bëjmë me një pandemi kaq të madhe që prek një pjesë të madhe të popullsisë, ne duhet të jemi vigjilentë,” tha Michael Zandi./DW
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë n...
Moderatori Alaudin Hamiti duket se i ka dhënë fund keqkuptim...
Një ketër ka rezultuar pozitiv për plagën bubonike në Kolora...
Dy yjet e showbizit shqiptar, Jonida Maliqi dhe Dafina Zeqir...
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret që shpesh herë përfli...
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe të...
Modelja e njohur e Instagramit Tiona Fernan i ka vënë flakën...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti vijon të japë këshilla për qyte...
Victoria Vesce njihet më së shumti si një kërcimtare. Ajo ka...
Covid-19 ka prekur një tjetër punonjës në drektorinë e Polic...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, tha se përqindja e infektimit ...
Deri më tani, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë...
Nora Istrefi është një nga këngëtaret që komentohet më së sh...
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi sot se...
Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organi...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur lidhur...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ...
Pak ditë më parë, aktorja e humorit Rudina Dembacaj humbi ba...
Moderatorja Luana Vjollca është cilësuar si një nga vajzat m...
Capital T është një nga reperët më të suksesshëm dhe të klik...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...