PS mbështet hapjen e listave/ Nuk preket pakti me PD dhe LSI
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me media...
Deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çarçani i ka drejtuar një apel të fortë kolegëve të tij, në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Çarçani thekson se ajo që po kërkohet të votohet nuk është reformë, por marëveshje, e cila në thelb nuk ndryshon asgjë për shqiptarët.
Gjithashtu ai thekson se tenderi 15.5 milion euro për identifikimin elektronik, që do të jetë me kartën ID e jo me shenjë gishti. Dhe kjo, sipas tij nuk ndalon as votimin familjar, se një anëtar i familjes çekon kartat ID të gjithë familjarëve të tjerë.
?Ju qofshi si jeni kaq naivë!
Kërkoni të votojmë marrëveshje dhe jo reformë. Ju akoma nuk e kuptoni, që s’ka reformë, por një marrëveshje që një komisioner i Partisë Republikane, kalon komisioner për LSI e çfarë ndryshon këtu për shqiptarët?
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bashkë me dy komisionet ad-hoc që ngrihen, nuk sjellin asnjë ndryshim e asnjë garanci.
E dmth çfarë ndryshon këtu për shqiptarët?!
Tenderi 15.5 milion euro për identifikimin elektronik, që do të jetë me kartën ID e jo me shenjë gishti. Kjo nuk ndalon as votimin familjar, se një anëtar i familjes çekon kartat ID të gjithë familjarëve të tjerë. Venë çunat e Damjanit me 100 karta ID, dhe votojnë pa i shqetësuar njeri, dhe e kanë më të lehtë se nuk firmosin, por thjesht çekojnë. E përsëris ku është garancia për Shqiptarët?!
Ku është reforma, kur votat tona do të vazhdojnë ti numërojnë e menaxhojnë militantët? Kur deputetin e zgjedh kryetari e kur emigrantët nuk votojnë dot? E siç themi ne kolonjarët: “ku ishe, hiç gjëkundi; çfarë bëre, hiç asgjë”.-shkruan deputeti.
Më tej, ai thekson se marëveshja dëmton partitë e vogla, të cilat do të ?masakrohen? nga PS, PD dhe LSI.
?Pale kur dëgjoj këta kryetarët e Partive të vogla, bien dakort që votat t’ua masakrojë PS PD LSI, kjo është akoma më qesharake.
Këta na e dashkan më shumë se ne integrimin e Shqipërinë, që zbythen me një shikim shtrembur!
Deputetë që dolën dje në mbështetje të marrëveshjes së 5 qershorit, ndërkohë që ne merrnim vendime politike, për të mbështetur pa kushte Reformën në Drejtësi,ngritjen e SPAK dhe BKH ata braktisnin sallën dhe thyenin vendimet.
Atëhere, përse nuk i dëgjonit ndërkombëtarët, e sot dilni e flisni e mashtroni, se po e bëni për ta?!
Po për shqiptarët cfar po bëni? Per çfarë u zotuat kur morët mandatet? apo tani ju shkel syrin Partia, për t’iu bërë ndoshta magazinier ndërmarrje, kur të vijë në pushtet.
Si dhe një përgjigje për zotërinë, që bën presion se i paska nja 11 deputetë me vete.
Zotëri i nderuar, unë dhe kolegët e mi kemi votuar Lulzim Bashën për Kryeministër në 2017, kurse ti ke votuar dhe ke zgjedhur Ramën.
Ndaj para se të dalësh të bësh të zgjuarin në TV, dil e kërkoju ndjesë shqiptarëve, që ke zgjedhur këtë Kryeministër, pastaj dil e blej deputetë për të kaluar në Kuvend marrëveshjen.?-thekson deputeti.
Më tej, ai shprehet se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për hapjen e listave, depolitizimin e komisioneve dhe të mundësojnë votën e emigrantëve.
?Një Zot e di, se kujt i shërben ti e s’të ka ngelur parti pa aderuar.
Ndaj të nderuar, qytetarë Shqiptarë ne jemi të vendosur: të hapim listat, të depolitizojmë komisionet, të mundësojmë votën e emigrantëve, e po nuk patëm kohë i bëjmë zgjedhjet në vjeshtë se nuk na shtrëngon gjë për 3 muaj.
Për ju që do thoni, se po kërkon shtyrjen, për të zgjatur jetëgjatësinë në Kuvend, ju informoj se sipas Kushtetutës, kurdo të mbahen zgjedhjet mandati i deputetit mbaron në Shtator.
Ndaj të bëjmë reformë e hajdeni ta votojmë që edhe OSBE e ODHIR mos lodhen të bëjnë raporte me problematika në Zgjedhjet e 2021.
Pavarësisht merkatos, ne jemi të vendosur që të bëjmë reformë.?-përfundon deklarata.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me media...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreyetarja ...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim paketën...
Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të ligjeve është s...
Partia Demokratike ka kërkuar që kryeministri Edi Rama duhet...
Ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi, në kohë...
Partia Agrare Ambientaliste i ka drejtuar një kerkesë qeveri...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka drejtuar mesazhe t...
Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, shprehet se ...
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim...
Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në em...
Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim th...
Deputetja socialiste, Evis Kushi, thotë se objektivi i qever...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ës...
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa ka folur për zgj...
Nga Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë, ambasadorja e SHBA-ve...
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur me Ref...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i tha “Syri Tv...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...