Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Se sa zgjedhës të grupmoshës 18 deri në 30 vjeç mund të marrin pjesë në votime (05.07) në Kroaci, për këtë nuk ka një përgjigje të saktë. Por parashikohet, që pjesëmarrja në të jetë e ulët ngjashëm si edhe në zgjedhjet për Parlamentin Europian më 2019, thotë Marko Matijevic, themelues dhe kryeredaktor i portalit rinor mjaft popullor në Kroaci srednja.hr. Ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet europiane ishte rreth 42%, në Kroaci kuota e pjesëmarrjes ishte vetëm rreth 18%.
Ky mosinteresim i rinisë në jetën politike të vendit është konform mungesës së fantazisë së partive politike për të tërhequr pikërisht këtë grupmoshë të elektoratit. “Të rinjtë nuk gjejnë as përmbajtje politike, që t’u referohet atyre në programet e partive, dhe as ndonjë formë tërheqëse komunikimi”, thotë Matijevic.
Ndonëse në luftën elektorale përdoren shpesh parrulla të detyrueshme rutine, se sa e rëndësishme është rinia në vend dhe se të rinjve duhet t’u jepet një perspektivë, apo se rinia është e ardhmja e Kroacisë, problemet konkrete të rinisë as që ceken në programet politike. Në radhë të parë tema e arsimit nuk është fare pjesë në programe, thotë Matijevic. Madje edhe kur bëhet fjalë për perspketivën ekonomike, deklarimet e politikanëve janë fjalë në erë pa asnjë impenjim konkret.
Kësisoj krijohet një rreth vicioz, mendon Matijevic: Sepse të rinjtë nuk dallojnë ndonjë politikë relevante për ta dhe qendrojnë indiferentë duke mos shkuar në votime. E nga ana tjetër të rinjtë duke mos qenë një grup relevant elektoral, problemet e tyre nuk reflektohen në programet politike të partive të mëdha.
Por në fakt ka arsye të forta, që të rinjtë duhet të jenë në fokusin e politikës kroate. Kuota e natalitetit në vendin me katër milionë banorë është nën mesataren e BE-së, ndërsa papunësia tek të rinjtë është mbiproporcionale e lartë me 16,2 përqind.Një ndër pasojat është, se qëkurse Kroacia u anëtarësua më 2013 në BE nga vendi largohen çdo vit rreth 40.000 deri në 50.000 vetë. Shumica e tyre janë të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç.
Shumica vijnë në Gjermani, një pjesë e madhe shkojnë edhe në Irlandë, duke shpresuar për një jetë më të mirë. “Ndryshe nga dikur njerëzit tani largohen nga vendi, sepse janë të zhgënjyer me shtetin e tyre”, thotë Tado Juric, studiues i demografisë në Zagreb, duke nënvizuar, se ata largohen ?nga një sistem që nuk shpërblen arsimin dhe punën”.
Vetëm një detyrim qytetar, asgjë më shumë
Por edhe shumë prej atyre që do të shkojnë të votojnë, e bëjnë këtë pa entuziazëm. “Mendoj, që ky është një detyrim qytetar”, thotë Jakov. Ndonjë përmirësim pas zgjedhjeve 19 vjeçari nuk pret, po ashtu si edhe studentja Laura (19 vjeç) nga Zagrebi: “Unë nuk besoj, që zgjedhjet do të ndryshojnë gjë në jetën time, sepse politikanët premtojnë shumë, por përvoja ka treguar, që ata nuk i vënë në jetë premtimet”.
Të njëjtën gjë paksa më direkt thotë edhe i riu Bruno: “Nuk u besoj asnjë fjalë politikanëve dhe as nuk i dëgjoj se çfarë thonë.” Megjithatë ai do të ´shkojë në votime.
Zhgënjimi ka të bëjë edhe me partitë konservatore që ende janë të forta dhe kanë qendrime radikale duke e konsideruar p.sh. si sëmundje homoseksualitetin, apo që ndalojnë abortin ? edhe në rast se shtatëzania është pasojë e një përdhunimi. Sidoqoftë këto forca gjejnë mbështetje prej shumë të rinjve në radhët e kishës katolike me influencë në vend.
Orientimin konservator të rinisë kroate e tregoi edhe një studim i vitit 2015, sipas të cilit 65 përqind e maturantëve mendonin, se personat homoseksualë privatisht mund të bëjnë si të duan, por nuk duhet ta shfaqin hapur orientimin e tyre seksual, ndërsa 50 përqind donin, që të ndalohen shfaqjet publike të homosekasualëve. Pra në përgjithësi zgjedhësit e rinj në Kroaci nuk janë rebelues. ?Një sondazh aktual tregon, se të rinjtë katolikë kanë kryesisht orientim konservator dhe zgjedhin në përgjithësi ngjashëm me pjesën më të madhe të popullsisë. Pjesën më të madhe të votave nga ky grup popullsie mund ta fitojë partia konservatore në pushtet ?Bashkësia demokrate Kroate” (HDZ), e pasuar me pak diferencë prej koalicionit nën drejtimin e socialdemokratëve ‘Restart’ dhe nacional-populistëve ?Lëvizja për atdheun”, thotë Marko Matijevic nga portali rinor srednja.hr./ DW
Teksti i ri i kushtetutës u publikua të shtunën (04.07). Pre...
Amerikanët e festojnë Ditën e Pavarësisë në një kohë të traz...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije ...
Administrata Trump po planifikon një shfaqje të madhe fishek...
Në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet problematike situata ...
Presidenti Donald Trump i filloi festimet e 4 Korrikut, Ditë...
Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonjës ka rivendosur kont...
Në Maqedoninë e Veriut numri i personave të infektuar me kor...
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani thotë se të gjithë irania...
Mosmarrëveshja midis Turqisë dhe Francës pas një konfrontimi...
Kjo fundjave ka sjellë një fluks të madh automjetesh nga Kos...
Ceremonitë e marrjes së shtetësisë për qytetarët e rinj amer...
Presidenti Donald Trump pritet të vizitojë të mërkurën monum...
Joe Biden, kandidati i supozuar i Partisë Demokratike, ka kr...
Me rritjen e rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar nëpunësin e ...
Me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, qeveria serbe...
Guvernatori i Teksasit në SHBA, Greg Abbott, ka urdhëruar qy...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se nuk do të zba...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...