Dyshimet për Tirana-Bylis, FSHF nis hetimet
Federata Shqiptare e Futbolli nëpërmjet Komisionit të Etikës...
Ish-trajneri i Vllaznisë dhe lojtar i Kombëtares, Roland Luçi është i sigurt se ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës për gjysmëfinalen e Kupës ka qenë e trukuar.
Në një postim të bërë në profilin e tij zyrtar, ai tregon shembuj, pse kjo ndeshje mund të quhet e trukuar, teksa shton se diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili pas ndeshjes. Luçi shkruan se Komisioni i Disiplinës duhet të reagojë menjëherë dhe t?iu heqë pikë skuadrave, në mënyrë që të jepet një shembull i mirë për të gjithë ?dordolecët? e trukimeve siç i quan ai.
?Për njohësit e botës së basteve dhe të futbollit njëkohësisht, grafiku i mëposhtëm i një prej shoqërive të basteve është një tregues i qartë se ndeshja është e manipuluar. Këtu nuk pi ujë kurrfarë justifikimi, kishte apo s?kishte interes Tirana lidere e kampionatit për rezultatin final, ka apo s?ka ndeshje kthimi, janë të ndershëm apo kumarxhinj futbollistët, drejtuesit apo qoftë dhe bastexhinjtë. Se ka dhe bastexhinj të ndershëm.
Ulja e kuotës së fitores së Bylis në shifra aq të ulëta, sikur rezultati të ishte 3-0 për ballshiotët për një nga kompanitë e mëdha në treg do të thotë futje në lojë e qindra mijëra eurove.
Pohimi i presidentit të Tiranës, se bastexhinjtë kanë humbur shuma të mëdha me humbjen e penalltisë në fund të lojës (gjë që nuk përjashtohet duke parë kuotat e basteve në grafik), jo vetëm nuk justifikon Tiranën, por e komprometon më tepër ekipin, Halilin vetë që pa dashje nxjerr në publik të dhëna të tilla, bastexhinjte në prapaskenë dhe sidomos aktorët në fushë, futbollistët e Tiranës, mbasi pa ta skenari i manipulimit të ndeshjes është i pamundur të mendohet, qofte dhe teorikisht duke korruptuar arbitrin
Domethënë këtu është ujku dhe s?ka nevojë të kërkosh gjurmët: Tirana si ekip dhe të gjithë lojtarët pa përjashtim që ishin në fushe! Sikur, sikur të kemi të bëjmë me një Komision Disipline dhe FSHF serioze, do të veprohej menjëherë: 15 a 20 pikë minus në kampionat dhe eliminim nga Kupa dhe sidomos përjashtime të gjata, të paktën një vjeçare të të gjithë lojtarëve që ishin në fushë.
Atëherë do të shikonim se si do të pluskonin emrat e atyre që kanë vënë bast, emrat e atyre që lojtarët dhe ekipet i përdorin si skllevër të mirëpaguar, si dordolecë në makinerinë e korrupsionit dhe manipulimit në futboll. Atëherë do të kishte rast të tregonte veten dhe e famshmja Prokurori e Shtetit, të cilës i mungojnë faktet për të vepruar, se këto që shihen me sy e bëjnë ?muuu? nuk janë fakte.
Sidomos po të merret si i vërtetë fakti i pohuar nga Refik Halili, për humbje të mëdha parash me humbjen e penalltisë nga Bylis, shkaktimi i penalltisë është qartësisht komprometues. Por thashë më lart, këtu kemi të bëjmë me ?sikur?, domethënë që praktikisht nuk do të ndodhë asgjë, ja ca bla-bla në ndonjë faqe gazete a portal dhe në një shtet të kapur nga koka te këmbët, të korruptuar deri në palce, gjithçka është normale, gjithçka vazhdon si më parë. Dhe ne do të jemi të lumtur e të dënuar njëkohësisht të shijojmë karikatura futbollistike në stadiumet shqiptare?, shkruan Luçi.
Federata Shqiptare e Futbolli nëpërmjet Komisionit të Etikës...
Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, ka ndërruar jetë në...
Partizani ka konfirmuar në detyrë trajnerin Adolfo Sormani, ...
Marko Radas ka folur për situatën e Skënderbeut teksa korçar...
Në Shqipëri, prej disa sezonesh politika e FSHF-së ka qenë q...
Ndeshja e gjysmëfinales së Kupës mes Bylisi dhe Tiranës ka n...
Atalanta mposhti me rezultatin 2-0 Napolin ditën e djeshme, ...
Ka disa pikëpyetje sesi do duket ekipi sezonin e ardhshëm, t...
Një diskutim i madh ka ardhur nga ndeshja e djeshme mes Byli...
Bylisi mundi Tiranën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë,...
Pas dy sezoneve të mira me Skënderbeun, Jorgo Pëllumbi duket...
Është përfolur shpeshherë se Lionel Mesi mund të ndryshojë d...
Jurgen Goxha, i cili humbi penalltinë në Ballsh ndaj Tiranës...
Ndoshta, emocioni që ka shoqëruar afrimin e një goditjeje që...
Lukas Kardozo mund të konsiderohet si përforcimi i parë i Pa...
Edhe në familjet shembullore ka sherre e ndonjë rebel. E til...
Pas polemikave të shumta, në përfundim të ndeshjes së turpit...
Festa e titullit kampion, duket se ka zgjatur shumë për Live...
Pas barazimit 0-0 me Kukësin në takimin e parë të gjysmëfina...
Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli pas ndeshjes ndaj Teut...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...