web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina përplaset me mjetin bujqësor/ Plagosen 3 persona

15 Qershor 2020, 17:30, Kronika CNA

Një makinë është përplasur me një mjet bujqësor pasditen e sotme në vendin e quajtur Hoxharë e Vjetër, në aksin Fier- Seman.

Mësohet se nga përplasja makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë janë plagosur tre persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë rrezik për jetën.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, ndërkohë polica ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga