web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e dy vëllezërve në Krujë/ Identifikohet autori, gjendet makina

5 Qershor 2020, 06:20, Kronika CNA

Policia e Shtetit bën të ditur se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve, mbrëmjen e djeshme në Gramëz të Krujës.

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është shtetasi R.P, 32 vjeç nga Kruja.

Gjithashtu mësohet se policia ka vijuar gjatë natës kontrollet me dronë, dhe është gjetur makina e autorit të dyshuar të vrasjes.

Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea vijojnë krehjen e zonës,  në ndjekje të autorit .

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt të vjetër.





Lajmet e fundit nga