web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braçe nxjerr blof Bashën/ “Lylzim, ti s’ke qenë kurrë në punë, pse i urren djemtë e rinj që punojnë?”

3 Qershor 2020, 19:50, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha publikoi sot një video të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se ka inauguruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, që e kishte përurar edhe më 30 maj të 2019-ës.

Lidhur me këto akuza ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili përgenjështron kreun e PD-së.

Ai shkruan, se Basha gënjen, pasi më 30 maj 2020, Rama nuk ka qenë tek ferma e Arben Kokoneshit, por në Paris, për fundjavë luksi, siç e ka akuzuar PD.

?LYLZIM,
TI QE SKE BERE KURRE NJE PUNE,
PSE I URREN DJEMTE E RINJ QE PUNOJNE?
Shikoni,
qe Lylzim Basha eshte nje MASHTRUES
i neveritshem, nuk eshte e re!
Por qe ka ngritur nje FABRIKE te tere, per te cilen paguan shume,
per te genjyer, bere film genjeshtrat,
perhapur genjeshtrat,
kjo eshte kriminale!

EDHE ME KRIMINALE ESHTE QE GENJESHTRAT E TIJ,
JANE NE FUNKSION TE POLITIKES SE URREJTJES NDAJ TE RINJVE QE PUNOJNE-NUK I PERPUTHEN ME PROPAGANDEN E TIJ!

Urdheroni,
djali ne video eshte Andi Kokoneshi,
mbaroi universitetin Bujqesor,
nuk iku jashte, nuk ndenji as ne Tirane,
u kthye ne #Divjake dhe merret me lopet!

E kuptoni diferencen?
Lylzimi per te bere shkollen shkoi jashte, e mbaroi dhe u kthye te behej minister!
Andi e beri shkollen ketu edhe pse me letra amerikane, mbaroi shkollen dhe punon me lopet!

Babai i tij Arben Kokoneshi,
u kthye nga Amerika dhe cdo kursim e investoi tek lopet;
Arbeni ka lindur para Fredi Kokoneshit si njeri, si bujk e blegtor, pra e ka fermen para se Fredi Kokoneshi te behej kryetar bashkie.

Te tre bashke-Beni, zonja e Andi, punojne 17 ore ne dite;
Ne nje vit, kane ore pune me shume se sa gjithe jeta ne pune e Lylzim Bashes.

Aaaa po,
kane perfituar nga fondet e qeverive,
te gjithave, perfshi qeverite Berisha!
Fredi ja mori leket Berisheve per kusherinjte?
Jo or qyq jo! Puna e nderi i tyre!

E dyta,
Edi Rama nuk ka qene ne 30 maj 2020 ne Divjake tek ferma e Benit e Andit!
Ishte ne ?fundjave luksi? ne Paris!!!! Me 26 MAJ,
Edi Rama ka qene tek ferma e
Ndin Ndonit-ish kandidat per deputet i PD,
mbeshtetur nga bashkia Divjake me lejet e duhura dhe AZHBR me 50% te lekeve,
sic per te gjithe, njesoj.

Edi Rama ka qene tek pika e grumbullimit te Nedrete Arapit-motra e keshilltarit te PD ne bashki,
mbeshtetur nga bashkia Lushnje me lejet duhura dhe AZHBR me 50% te lekeve, sic per te gjithe, njesoj;
AZHBR po mbeshtet po me 50% edhe linjen e konservimit te vellait tjeter!

Tani,
ME KE DEGJUAR MUA NDONJEHERE TE FLAS PER TA, TE AKUZOJ SECILIN PREJ TYRE DHE AZHBR QE I MBESHTET ME PARA?

Kurre!
NUK URREJ ATA QE PUNOJNE,
PAVARESISHT SE TE KUJT JANE!
Mua me mjafton qe ata punojne, prodhojne, punesojne, marrin te ardhura!?





Lajmet e fundit nga