“Po shohim zullum”/ Bushati: Nëse bën marrëveshje me Ramën, humb pikë Basha
“Ne që jemi nga jashtë i shohim si pjesë e një zullumi”. Kës...
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK, padi për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se është kërkuar ndjekje penale për kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, nënkryetarin Arbian Mazniku, apo dhe emra zyrtarësh të tjerë.
Në këtë padi të paditurit akuzohen për kryerjen e 9 veprave penale, përkatësisht:
Shkatërrimi i pronës?, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,
Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera?, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, ?Shkatërrimi i veprave kulturore?, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,
Shpërdorimi i detyrës?, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike?, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,
Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 259 i K.Penal,
Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore?, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,
Organizata kriminale?, parashikuar nga neni 333 i K.Penal
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
Deklarata e plotë:
Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përvec shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale.
Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t?i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Një vendimarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Partia Demokratike e konsideron çështjen e shmebjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funskionimin e pavarur të SPAK-ut. Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyër këdo që ka besuar se ky insticion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar.
SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurprët të bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Edi Rama në bashkëpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs sipas përcaktimeve të Ligjit për Prokurimet Publike. Këtë e pohuan edhe pas shembjes barbare të Teatrit, siç e cilësoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, siç shkroi der Standard. Është Edi Rama që ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë project që 1 vit e gjysëm përpara se kompania Fusha ta paguante atë, si project privat.
Nëse SPAK-u ka vullnet për të zbatuar ligjin, faktet janë të plota për ta ndëshkuar këtë korrupsion kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me Teatrin Kombëtar.
Ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e Teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro.
SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin criminal të Edi Ramës për teatrin dhe Kullat që do ta rrethojnë atë.
Në një kohë kur shqiptarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, të ortakërisë së tij kriminale me një grusht njerëzish me të cilët po vjedh Shqipërinë, 30 milionë euro borxh janë një gur i rëndë edhe mbi shpinën e fëmijëve të prokurorëve të SPAK-ut.
Gjatë gjithë këtyre 22 viteve në politikë, në postet më të larta drejtuese si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, Edi Rama ka patur si qëllim vetëm pasurimin e paligjshëm.
SPAK ka në dorë një çështje historike që ndan dy kohë. Koha kur drejtësinë e bën politika duhet të marrë fund me vendosjen e drejtësisë për Teatrin. Kjo është koha kur qeveritarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg!/CNA.al
“Ne që jemi nga jashtë i shohim si pjesë e një zullumi”. Kës...
Anëtarët e Këshillit Politik janë duke zhvilluar një takim t...
Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Socialiste, G...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka bërë kr...
Dy përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare në Këshillin...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore do të tak...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjes së kom...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe në lidhje me çështje...
Kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka folur sot edhe në lid...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët...
Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka reaguar në...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i është përgjigjur kre...
Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid 3, strukt...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i është drejtuar sot me një let...
Deputeti i opozitës parlamentare, Alban Zeneli ka kërkuar do...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë diskutimet në lidhj...
Ish-deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj ka reaguar në lidhje m...
Ka zgjatur vetëm katër ditë, eksperienca e Viola Himës në kr...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...