Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot planin e rihapjes, pas datës 1 qershor.
Në një komunikim publik, ministrja theksoi se duke filluar nga nesër, gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjëlbërta.
Po ashtu ajo tha se “Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.”
Gjithashtu ajo theksoi se do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, për të cilin po punohet me Mininistrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve për një Plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë.
Deklarata e plotë e ministres:
Të dashur qytetarë,
Po përmbyllim javën e 12 nga fillimi i epidemisë së Covid19 në vendin tonë.
Pas disa javësh masash kufizuese të marra në kohën e duhur, pas gjithë përpjekjes tuaj për zbatimin e tyre dhe rezistencës së secilit prej jush, ja dolem që të kemi kufizim të përhapjes së infeksionit. Edhe pse deri më sot kemi një ecuri të qëndrueshme të epidemisë, nuk duhet harruar se rihapja që ka filluar me faza para dy javësh, kërkon disiplinë dhe një sjellje individuale korrekte që i përshtatet normalitet të ri.
Këto dy javë të fundit kemi vijuar punën me intensifikimin e hetimit epidemiologjik. Rastet e katër ditëve të fundit tregojnë vatra të reja të infeksionit, të cilat po ndiqen. Analiza e situatës deri më sot na lejon hapjen, por kjo situatë do kërkojë gjithnjë e më shumë:
Vigjilencë ?Distancim fizik ? Higjienë personale
Nëse zbatojmë masat, protokollet e sigurisë gjatë punës, në aktivitetin tonë të përditshëm, do të mundemi të ecim përpara me planin e rihapjes. Nëse analiza epidemiologjike dhe kriteret do të na thonë se do duhet të tërhiqemi, do duhet të ngremë frenat e emergjencës.
Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, në konsultim me Komitetin Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjinë e rihapjes dhe nga data 1 Qershor:
Të lejohet levizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit?
Të rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private duke zbatuar protokollet e sigurisë të miratuara
Të hapen kufinjtë tokësorë, duke pezulluar karantinimin dy javor, si një masë e cila është ndjekur nga vendet europiane. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet si masë në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcakuara nga ECDC ? Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve.
Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.
Do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, për të cilin po punohet me Mininistrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve për një Plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë.
Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme.
Ndaj një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë duke thyer rregullat në një kohë kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij, në një kohë që çdo grumbullim, lëvizje dhe destinacion nëse konsiderohet jo i domosdoshëm të vlerësohet për t?u kryer në kohë apo forma të tjera të komunikimit.
Në fund të këtij komunikimi, ju informoj se duke filluar nga nesër, gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjëlbërta. Edhe këtë fundjavë, në kuadër të monitorimit të situatës dy javore, nuk do të lejohet levizja nga zonat e kuqe për rezidentët e këtyre zonave. Për të gjithë vendin plazhet do të hapen sipas rregullave të mësiperme.
Pas takimit të zhvilluar në selinë blu me Bashën dhe aleatët...
Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat është pyetu...
Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të tërhiqet në betejen ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset e vogl...
Dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut u sh...
Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha duket se paradit...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vendimin e Gj...
E shkuara nuk mund të blihet nga askush, as nga ata që e kon...
Lulzim Basha dje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një dalje televizive n...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaron se SHBA vijon të ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar tentativat e ...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma është përplasur ashpër mbr...
Prej kohësh ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin...
“Ramën e mbajnë në pushtet ndërkombëtarët”. Kështu deklaroi ...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili,i ftuar mbrëmjen e sotme në...
Kryetarja e LSI-së ka marrë një telefonatë të papritur nga k...
Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar një sondazh që i ka shkuar mb...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule teksa ka folur për Reformën Zg...
Kryetari i Grupimit Dhjetor ’90, Bislim Ahmetaj i ka kërkuar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...