VIDEO-I ka me shumicë/ Çfarë "fsheh" Kejvina Kthella poshtë krevatit
Modelja bukuroshe shqiptare Kejvina Kthella është mjaft e ko...
Aktori i humorit Agron Llakaj bëri një reagim shumë të fortë në lidhje me programin ?Aventurierët? në Top Channel.
Në një postim në rrjetet sociale, Agron Llakaj e etiketoi këtë program si degjenerim, ç?thurje dhe një reality show kriminal për edukimin e fëmijëve.
?Ej njerëz, a keni fëmije? A keni fëmijë? A nuk jeni të shqetësuar për ardhmërinë e tyre ?! Si mund te lejohet një reality shou kaq kriminal për edukimin e fëmijëve tanë, nipërve e mbesave?! Covid-19 nuk është asgjë përpara kësaj të keqeje kombëtare që po mbillet nëpër ekranet tona , është pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon qe nga shkolla, cikli 9-vjeçar dhe me radhë. Ku ç?thurja dhe rrugaçëria kane ndërtuar modele te respektuara nëpër auditore, këta që shikoni në këtë reality shou, nesër do shfaqen ne rruge si ?vipat ? e ardhshëm?. Unë jam ajo që shkova me katër çuna njëherësh. Unë jam ai djali gei që dashurinë time e shfaqa aty në net të tëra dhe u kënaqa me këdo që më dashuroi dhe e adhuroi. Kurse unë jam ajo që ia grisa brekët asaj gocës dhe e kapa nga flokët dhe e hoqa zvarrë nëpër dhomë dhe po mos të ma kishin hequr nga duart e kisha vrarë fare. Unë jam ajo që ia zbërtheva pantallonat atij djalit dhe? Media e portale që i promovojnë për ca klikime pa menduar që janë bashkautor ne krim. AMA është përgjegjëse direkte, është alarm por më shume se alarm! Shkolla, familja dhe shoqëria kanë lëshuar sinjalin SOS! Nëse nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla, nëse nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshëm prindëror për një te ardhme te sigurt te fëmijëve tanë, nesër do jete vonë. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarinë shumë shpejt. Dhuna, ç?thurja, tërbimi, degjenerimi dhe krimi, do jene realiteti ynë i ardhshëm shoqëror. Shqiptare zgjohuni! Për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë! Stop degjenerimit?, shkruante Llakaj në postimin e tij.
Por pas këtij reagimi shpërthyes të aktorit, kanë reaguar dhe autorët e programit ?Aventurierët? të cilët në postimin e tyre shkruajnë:
?Ja si e vlerëson ?Aventurierët? mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Chnnel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon?.
Më tej thuhet se ka qenë aktori Agron Llakaj që i ka mësuar të rinjtë e sotëm të kenë një fjalor banal:
?Por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e zotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ?të thjeshta? banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie. Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality shoë transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni?./ CNA.al
Modelja bukuroshe shqiptare Kejvina Kthella është mjaft e ko...
Biznesmenia Kim Kardashian i ka çmendur të gjithë fansat e s...
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se 13 persona, mes të...
Supermodelja britanike, Demi Rose i ka mahnitur të gjithë nd...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vazhdon të jetë i l...
Këngëtarja Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk po e fshehin m...
Së fundmi ka pasur një rritje të papritur të numrit të raste...
Songyl shkon në shtëpinë e Gynejit dhe i lutet nënës së tij ...
Celeste Bright është një modele profesioniste e cila ka përf...
Ana Paula Saenz është një modele fitnessi e cila për vite me...
Trista Mikail, e lindur më 17 korrik 1997, është një modele ...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për “Abc...
Mjeku infeksionit, profesor Pëllumb Pipero ka qetësuar qytet...
Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se situata shëndetësore në v...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një njo...
Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë një mesazh të fortë për qyteta...
Reperja e njohur Cardi B ka befasuar ndjekësit teksa ka treg...
Epidemiolugu Ilir Alimehmeti i ftuar në ABC news, ka folur p...
Moderatorja Aulona Musta në një video live në Instagram pak ...
Debatet dhe zënkat ndodhin në çdo çift po kur ato bëhen të s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...