Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Zbardhet dinamika e plotë e vjedhjes së 250 milionë lekëve të vjetra biznesmenit Flamur Behi. Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane kanë ndjekur të gjitha veprimet e Flamur Behit qysh nga qendra tregtare ?Vesa? deri tek qendra ?Kristal?. Por dy hajdutët janë identifikuar shumë shpejt nga targa e automjetit që kanë përdorur për t’u larguar.
Sapo ata janë identifikuar, Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane, nëpërmjet avokates së tyre, kanë kërkuar nga policia që të vetëdorëzohen, por policia i kishte rrethuar duke i prangosur. Flamur Behi ditën e ngjarjes, ishte paraqitur së bashku me bashkëshorten e tij B.Behin në ambientet e një qendre tregtare, për të blerë një hekur rrobash. Në momentin që biznesmeni parkoi te qendra tregtare dhe tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas ‘Range Rover’-in duke marrë lekët.
Por teksa kanë blerë hekurin dhe janë kthyer në makinë, Flamur Behi nuk po arrinte që të ndizte dot ‘Range Rover’-in pasi ishte ç’koduar. Për rreth 20 minuta tentativat e biznesmenit ishin pa rezultat për të ndezur makinën, ndërsa më pas ka dalë dhe hapur bagazhin ku ka konstatuar mungesën e çantës bashkë me lekët.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar kqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip ?Benz? me targë AA 362 ZN. Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin ?Zjarr? në Tiranë.
Mësohet se oficerët e policinë kanë telefonuar Greta Hoxhajn duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj. Por Hoxhaj, ia ka kthyer oficerëve se ndodhej në qytetin e Fierit dhe se në datën 22 maj makinën e saj e ka përdorur, vëllai Donaldo Hoxhaj.
Policia ka telefonuar Hoxhajn, por dhe ky person i ka pohuar se ndodhej në Fier, pasi kishte babain sëmurë dhe të shtruar në spital. Jo shumë minuta pas kësaj telefonate, gazetari Elton Qyno thotë se policinë e Tiranës, e ka marrë një avokate e cila i ka kërkuar uniformave blu se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur, por blutë i kishin rrethuar dy të rinjtë duke i prangosur.
Në dëshminë që ka dhënë biznesmeni Flamur Behi, ky i fundit ka treguar si iu vodhën lekët. ??në datën 22 maj 2020 rreth orës 18:30, kam dalë si zakonisht nga puna ime që ndodhet ngjitur me qendrën ?Vesa? në ish-Bllok, e konkretisht dyqanin e cigareve me emrin ?Cigarette Shop?. Me vete nga dyqani kisha një çantë shpine, si ato të shkollës, ku kisha futur një sasi parash prej 20 milion lekë të reja, të paketuara në pako të vogla. Me çantën në shpinë nga dyqani jam drejtuar në parkingun e qendrës ?Vesa?, ku do merrja makinën time ?Range-Rover?.
Pasi jam futur në mjet kam dalë nga parkimi, ku pasi kam marrë bashkëshorten time B.Behi, kam bërë një xhiro deri tek policia e Tiranës dhe më pas jam drejtuar tek qendra tregtare ?Kristal?, për të blerë një hekur rrobash. Makinën e kemi lënë në parkimin e kësaj qendre. Pasi kemi qëndruar rreth 15 minuta sërish jam kthyer tek makina, dhe kam hapur bagazhin për të futur brenda hekurin që bleva. Por aty kam konstatuar se çanta me 200 milionë lekë ishte zhdukur. Menjëherë kam njoftuar policinë?? ka deklaruar biznesmeni në policinë e Tiranës.
Report Tv mëson se shumën e parave biznesmeni e ka pasur të gjithë me fatura nga biznesi i cigareve që ka, fabrika, por edhe importi. 250 mln lekët janë xhiroja e dy ditëve. Por pyetjet që kanë mbetur pa përgjigje deri tani janë dy? E para, përveç dy autorëve që tani janë në burg, kush është personi i tretë që ishte në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit dhe faktit që kishte shumën e lekëve në makinë? Kjo ende nuk është zbuluar. Dhe pyetja tjetër është se ku i çuan pjesën tjetër të lekëve 2.5 mln lekë autorët, pasi iu gjeten vetem 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ...
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e so...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotmë në B...
Një ditë pas ngjarjes tragjike në Burgun e Fierit, ku u vetë...
Një 51 vjeçare nga fshati Skrevan i Bashkisë Ura Vajgurore ë...
Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë, shtrim i det...
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë K...
Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivim...
Një sherr me mjete të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në l...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e sotme në në aksin ...
Detaje të reja kanë dalur lidhur me ngjarjen e rëndë në Korç...
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para t...
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në q...
Një i burgosur në burgun e Fierit i ka dhënë fund jetës duke...
Janë zbardhur detaje të reja nga sherri i ndodhur në Kavajë,...
Një sherr mes një çifti shqiptar në Itali ka degraduar duke ...
Një person ka rënë në prangart e policisë së Pukës pasi ka q...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur...
Këtët të dielë shqiptarët janë zgjuar nga plumbat. Edhe pse ...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Vlorën ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...