Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Për rastin e shtetasit shqiptaro-francez, Oltion Shpendi, ne iu drejtuam policisë Rrugore Shkodër për të mësuar se si ishte justifikuar ndalimi dhe bllokimi i automjetit të tij.
Arsyeja e ndalimit ka qenë një urdhër i shefit të policisë Shkodër, ndërkohë që zyrtarisht është shënuar diçka tjetër.
Si arsye ishte shkruar që qytetari kishte kaluar fashën e orarit të lejuar për qarkullim, ndaj do t?i bllokohej patenta dhe automjeti që do të gjobitej.
Specialisti i Policisë rrugore Shkodër, di vetëm të thotë se qytetari duhet të ankohej.
Gazetari- I ka thënë me urdhër.
Specialisti i Policisë rrugore- Sa i përket shkeljes, që ka paraqit aty.
Gazetari- Të mbajë përgjegjësi ai. Kush është?
Specialisti i Policisë rrugore-Pretendimet, që ka aty, agjenti verifikues e ka cituar, që ?drejtuesi i mjetit qarkullon jashtë fashës së orarit, pa pajisjen me autorizim?.
Gazetari- Po! Shumë bukur, jemi shumë në rregull. Ndërkohë në ndalimin, që i ka bërë zotërisë, i ka thënë, që kemi urdhër nga shefi i qarkut të policisë, për të ndaluar dhe e kanë shoqëruar.
Specialisti i Policisë rrugore-Punonjësi i policisë nuk merr urdhra të kundraligjshme.
Gazetari ?Po i ka marrë, more zotëri.
Specialisti i Policisë rrugore-Punonjësit e policisë zbatojnë ligjin.
Gazetari- Po i kam video, o zotëri. Na, dëgjoje!
Specialisti i Policisë rrugore-Nuk më interesojnë tani.
Gazetari- Po jo, jo është video, është fakt. Komisioni merr fakt këto videot?
Specialisti i Policisë rrugore- Zbatojnë ligjin!
Gazetari- Komisioni, Prefekti do ta marrë? Unë do shkoj te prefekti tani.
Specialisti i Policisë rrugore-Te prefekti, drejtoju prefektit, në lidhje me vendimin.
Gazetari- Po mirë. Po atë dëmin, që i kanë sjellë këtij zotërisë prej kaq ditësh? Automjetin e bllokuar? Ai e ka nusen shtatzënë, është i sëmurë. Me çfarë do lëvizë? Me këtë shkelje, që është konstatuar, zotërisë I bllokohet automjeti? Arrestohet 7 orë?
Specialisti i Policisë rrugore-Zotëri! Sa i përket shkeljes, pas aktit normativ numër 3 datë 15/03 2020?
Gazetari- Për situatë.
Specialisti i Policisë rrugore-Në lidhje më masën e marrë, për situatën në gjendje, parashikohet heqje e lejes së drejtimit për 3 vjet dhe bllokimi i mjetit.
Gazetari- Për këto lloj shkeljesh. Ndërkohë që ajo lloj shkelje, nuk i është komunikuar në ndalimin e zotërisë dhe kur kemi një fakt në dorë, i cili tregon krejt kundër, se çfarë është shkruar këtu zyrtarisht. Sepse ju mund t?i bëni letrat si t?doni, ai s?ka fuqi fare.
Specialisti i Policisë rrugore-Absolutisht!
Gazetari- I keni bërë, ja ku është fakti, ja ku është fakti, o zotëri!
Specialisti i Policisë rrugore- Të shkojë të Prefekti I qarkut!
Gazetari-Po ça do t?i zgjidhë Prefekti?
Specialisti i Policisë rrugore- Prefekti i qarkut është organi, që bën vendimmarrje.
Gazetari- Prefekti është i fundit. Ne jemi këtu, ça ka bërë policia.
Specialisti i Policisë rrugore-Jo! Jo! Nuk është paraqit, për t?bo një ankim shtetasi. Është rasti i parë, që tashi paska ardhë shtetasi.
Gazetari- Po pra, pse duhet të bëjë ankim shtetasi?
Specialisti i Policisë rrugore-Nëse ka pas pretendim!
Gazetari? Ka pas pretendim pra, po ku??
Specialisti i Policisë rrugore? Po tashi po thua, pra. Njëkohësisht ti edhe shtetasi.
Gazetari- O zotëri! E ka pasur për komunikimin me punonjësit e policisë, që e kanë ndaluar dhe e ka shprehur shqetësimin e tij. Është e filmuar. Ja, ku e kam!
Meqë kemi të bëjmë me një patentë të huaj, si procedurë bllokimi e ka Prefektura ndaj ne u drejtuam në këtë institucion. Por çuditërisht Prefektura Shkodër e komisioni kishte marrë vendim një ditë më parë për bllokimin e patentës së Oltion Shpendit për 3 vjet.
Gazetari? Kemi një version tjetër këtu, ndërkohë që?
Prefektura-Unë e mbaj mend, sepse unë e kam parë realisht.
Gazetari- E ke parë këtë?
Prefektura- Po, po!
Gazetari- Ndërkohë që edhe ai ka pas procesverbalin të Drejtorisë së Policisë , realisht ne nuk kena pas asnjëherë problem me Drejtorinë e Policisë, kena ken gjithmonë ok-ej. Po tashi, ndoshta edhe rastis ndonjë prej atyre.
Gazetari- Ja ku është procesverbali.
Prefektura- Drejtuesi i mjetit?
Gazetari- Po, jashtë fashës. Ndërkohë që, ok-ej ta marrim të mirëqenë, që është e drejtë kjo, çfarë është shkruar këtu.
Prefektura- Ne e morëm të mirëqenë realisht.
Gazetari- Absolutisht! Po jo, duhet verifikuar!
Prefektura- Pastaj verifikimet?
Gazetari- Ai ka një autorizim, që e ka pa limit.
Prefektura- Në disa raste, është vetë personi, që ka sjellë edhe kshu ankesa.
Gazetari? Po ai nuk e ka ditur.
Prefektura- Ndoshta në kët? rast nuk e di, si ta ka shpjegu edhe ty.
Gazetari? Po s?e di, se ai jeton në Francë dhe ngeli nga Covid-i këtu. Ja dhe autorizimi, që e ka pa limit. A e kupton? Për arsye shëndetësore, për bashkëshorten, që e ka shtatzënë edhe vetë e ka marrë pa limit.
Prefektura- Po lejohet me u marrë.
Gazetari- Ok-ej! Nuk qëndron logjika e kësaj. Krahas kësaj, ai ka videon. E ka ndaluar dhe i thotë me urdhër të shefit të qarkut.
Prefektura- S?e kemi idenë, se ça është. Kam pas problemet e mia edhe?
Gazetari? I prish punë. Ai është për të ik në Francë edhe imagjinoje, ça problemi.
Prefektura? Po mirë, se e kemi edhe ne njerëzit jashtetit dhe e dimë, se me bo, me i nal këtu, sa ban me shku atje. Është problem normalisht.
Gazetari- Problemi I madh! Pse? Pse i ra një herë borisë.
?Stop? komunikoi me juristen e prefekturës, ku bashkëlidhi të gjithë provat, përfshirë autorizimin dhe arsyet e vërteta se pse ky shtetas ishte ndaluar.
Oltion Shpendi: Me të gjitha provat që kam dhënë, me certifikatat dhe autorizimin, edhe videot që unë kam filmuar, u bëj thirrje që të merret një vendim për të drejtat e mia dhe të drejtat e njeriut në radhë të parë. Sepse nuk kam ba ndonjë shkelje lidhi dhe asgjë që të penalizohem nga shteti im.
E për t?i vënë kapakun kësaj pune, Prefektura e Shkodrës pa marrë parasysh asnjë lloj argumenti, vendosi të penalizojë patentën e zotit shpendi për 3 vite. Në të njëjtën linjë shkon edhe komisioni i Policisë Rrugore në Shkodër dhe ka vendosur bllokimin e automjetit dhe gjobë.
Qytetari- Dole në komision për ito dy gjana, s?asht as edhe një lloj gjaje, vetëm?
Komisioni 1? Ky është vendimi jonë, vendimi bahet, sa është raporti me vlerën e gjobës në lidhje me mjetin.
Qytetari- Plus d.m.th?
Komisioni 1- Në lidhje me masën plotësuese të pezullimit është vendos nga?
Qytetari? Nga perfekti. Kyt e kam, ju për mjetin dhe për kyt gjobën.
Komisioni 1- I bashkangjit masën, që asht marrë nga komisioni administrativ, dhe masën, që është marrë nga prefekti i qarkut.
Qytetari- Po, po, po, po.
Komisioni- E kemi pasqyru dhe 1 te prefekti i qarkut, jena shpreh. E kena pasqyru atje te?
Qytetari- Keni marrë vendimin tuj, d.m.th është itu. Right (në rregull)! Vendimin e mori komisioni, ky?
Komisioni- Ky është vendimi i komisionit.
Qytetari? Pa marrë d.m.th asnjë lloj sqarimi temin, asnjë gja?
Komisioni- Çfarë pretendimi ke?
Qytetari- Unë jam në policinë e shtetit. Nuk kam pretendime, se jam viktimë e një padrejtësie. Unë kam video, që kam bërë filmime punonjësve tuj për padrejtësi, ku deklarohet, se kena urdhër prej drejtorit t?policisë për me e shoqnu, për me i blloku makinën edhe çdo gja. Kjo nuk a marr për bazë. Si i bahet k?saj lloj gjaje? Unë kam videot e posaçme, për me ju kallzu, që i kam filmu për mbrojtjen teme.
Komisioni1- Tani nuk jemi organe, për të bërë të tilla veprime. Nëse ti ke ankim për abuzime nga punonjës të policisë së shtetit, mund t?i drejtohesh institucioneve të tjera, përfshirë SHQKA-në.
Qytetari- Do t?i ndjek të tana imtësisht, prej te shteti jonë i dashtun, deri tek ambasada, te shteti francez. M?vjen keq, se jam me 500 mijë halle, me grun shtatzan, kam met si qen. Me ma bo hallall, se ju kam trazu, edhe ju bani punën tuj, por edhe unë jam qytetar, që kërkoj të drejtat e mia dhe jam shumë i paknaqun për ikyt padrejtësi, që m?asht bo. /tvklan.al
Në Tiranë, Blendi Shahu është njëri nga të rinjtë e shumtë, ...
Ambasada Amerikane nëTiranë ka dhënë detaje nga operacioni “...
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e pali...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu k...
Një minë e Luftës së Parë Botërore është gjetur sot në Porto...
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për ve...
Pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e...
Gjykata e Apelit kalënë në fuqi masën “arrest me burg” për J...
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg pë...
Finalizohet operacioni policor “ATM”, për zbardhjen e vjedhj...
Policia Kufitare parandalon dhe godet dy raste të mosdeklari...
Rreth 22 persona mes të cilëve dhe dy punonjës në policinë e...
Shembja e Teatrit Kombëtar u shoqërua me përplasje të forta ...
Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme në lagjen ...
Fillon grumbullimi i protestuesve të parë të thirrur nga Ale...
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, në...
Avokati Altin Goxhaj bën të ditur se Gjykata ka dhënë vendim...
Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në G...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Gramsh. Mësoh...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...