web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitën me armë një banesë në Dibër / Arrestohet autori i katërt i vjedhjes së parave

14 Maj 2020, 07:14, Kronika CNA

Shkon në katër numri i të arrestuarve për vjedhjen me armë të një shume parash në një banesë.
Kapet autori i katërt i vjedhjes me armë të një shume parash në fshatin Grykë Nokë, Dibër (ngjarje e ndodhur tetor 2019).

Strukturat e Policisë së Dibrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: V. S., 34 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë ( të cilët janë arrestuar më parë), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në banesën e shtetasit I. H.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga