PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka denoncuar një rast skandali, ku me vendim qeverie një godinë me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri ndërsa zbulon të gjithë skenarin e abuzimit, shkruan se drejtësia e re duhet të reagojë.
?Damka 12.6 mln euro mbi Drejtësinë e Re
Një institucion ?hibrid?, domethënë as publik dhe as privat, ndërton një godinë me kosto më pak se 2 milionë euro. Dy vjet pas përfundimit, godina shitet, por tashmë për 12.6 milionë euro. Ky nuk është një skenar filmi, por histori e vërtetë. Institucioni ?hibrid? është Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Blerësi është qeveria. Paratë janë të qytetarëve shqiptarë.
Javën e kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm, i cili finalizon blerjen e Polit të Drejtësisë, godinës ku janë vendosur institucionet e reja të drejtësisë. Vendimi u mbajt sekret duke mos u publikuar as në faqen e Këshillit të Ministrave dhe as në fletoren zyrtare sic e kërkon ligji. Arsyet gjenden në përmbajtjen e tij!
Sipas aktit të miratuar, buxheti i shtetit do t?i paguajë Dhomës Kombëtare të Avokatisë 12.6 milione euro për blerjen e ndërtesës, e cila ka kushtuar 6 herë më pak dhe mbi të gjitha është ngritur në tokë të falur shtetërore.
Në vitin 2013, qeveria e Sali Berishës i fali Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë publike tek Fusha e Aviacionit. Sipas vendimit, toka shtetërore falej për të ndërtuar Korpusin e Avokatisë, pjesë e të cilit do të ishin zyrat e Dhomës Kombëtare, por edhe shkolla ku do të trajnoheshin avokatët. Kjo ishte një kërkesë e hershme nga Bashkimi Europian dhe në vendim qeveria sanksionoi shprehimisht se Dhoma e Avokatëve e kishte të ndaluar të ndryshonte destinacionin e tokës. Por çfarë ndodhi më pas?
Dhoma e Avokatëve e ndërtoi me fondet e veta godinën duke e mbajtur sekret çmimin e ndërtimit. Por ajo nuk mund të mbante dot sekret tatimin e paguar në Bashki. Sipas regjistrit të taksave në Bashki, taksa e ndikimit në infrastrukturë që është paguar për Korpusin e Avokatisë është 19.4 milionë lekë. Meqë kjo taksë është sa 8 për qind e vlerës së investimit, atëherë e gjithë ndërtesa ka kushtuar 232 milionë lekë ose më pak se 1.9 milionë euro.
Por pas përfundimit të godinës, dikujt në qeveri i lindi idea për te bere biznes. Në prill të vitit të kaluar, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune me përfaqesues nga disa ministri për të bërë vlerësimin e godinës dhe për të hartuar projektkontratën e blerjes. Grupi bëri vlerësimin, përgatiti projektkontraten dhe javën e kaluar godina me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro. Pyetja tani është se kujt po i shkojnë paratë??-shkruan Tomorri.
Më tej, ai thekson se Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF, e cila financohet nga kontributet e anëtarëve dhe donacionet e ndryshme.
?Në një farë mënyre, një institucion ?trans? as publik dhe as privat. Institucione të tilla zakonisht bëhen ura korrupsioni, pasi marrin favore publike për të kënaqur interesa private. Në këtë rast skema është flagrante. Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë.
Tashmë institucionet e drejtësise duhet të hetojnë mbi të gjitha, shtëpinë e tyre dhe zyrat ku ulin të ndenjurat ccdo ditë. Si u ble një godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore të falur 6 herë më shtrenjtë nga kostoja e ndërtimit? Si u përllogarit vlera e blerjes dhe ku do të shkojnë paratë? Këto përgjigje duhet t?i kërkojnë me forcë edhe ambasadorët apo ish ambasadorët e partnerëve strategjike, të cilët ishin të ftuarit specialë në inaugurimin e godinës një vit më parë. Nese nuk kane interesa okulte, do te duhet ta bejne me patjeter. Në të kundërt, reforma në drejtësi do të ketë një damkë të madhe pas vetes. Atë të drejtësisë së ngritur mbi Tempullin e Korrupsionit, i cili nuk hedh dyshime vetem brenda vendit.?-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri./ CNA.al
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, së bashkë...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim presidentin ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se pas 18 majit mun...
Kryeministri Edi Rama mes batutave ka prezantuar sot anëtarë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon paraditen e sotme një taki...
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi paraditen e sotme n...
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në seancën parlamentare...
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka denoncuar atë që ai e q...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se po shfrytëzon...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD Arben Kashaku ka r...
Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD Arben Kashahu ka r...
Ish-zëvendës ministri i Arsimit dhe studiuesi Taulant Muka k...
Deputeti i opozitës parlametare, Myslim Murrizi i ftuar në e...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është për...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, i ftuar në...
Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, i shtohet li...
Bashkia Tiranë do t’i japë 1363,5 metër katror tokë publike ...
Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka pohuar hapur mbrëmjen ...
“Do i provoj virgjërinë kryetarit të SPAK-ut”. Kështu deklar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...