LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“243 tendera sekretë në 4 ditë”/ Drejtoresha e AKSHI-t i kthehet keq Murrizit: Lojë për përfitime politike

2 Maj 2020, 19:24, Politikë CNA

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një denoncim të fortë sot në studion e ?Kjo javë? lidhur me tenderat e hapur nga qeveria gjatë kësaj kohe pandemie.

Duke iu referuar KLSH-së, Murrizi tha se brenda 4 ditësh janë bërë 243 tendera sekretë, shumica prej të cilave vetëm me një kompani në garë.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur edhe reagimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Drejtoresha Linda Karcanaj në reagimin e saj shprehet se nuk ekziston asnjë lloj tenderi sekret e se cdo gjë është akuzë politike.

?Ndjesë që në këtë kohë pandemie, ku shqetësimi i vetëm është siguria e jetës dhe puna e pandalur për të dalë me sa më pak pasoja nga kjo situatë, më duhet të merrem me sulme politike, por më duhet të reagoj për hir të interesit të opinonit publik.

Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Nuk ka tendera sekret, nuk ka fotokopje që ka kushtuar 22 milionë lekë, ka vetëm një lojë për përfitime politike në kohë të jashtëzakonshme!

?E VËRTETA ËSHTË KJO:

Sipas Vendimit nr. 673, të Keshillit të Ministrave, datë 22.11.2017, ?Për Rriorganizimin e Agjencisë Kombetare të Shoqerisë së Informacionit,? i ndryshuar, AKSHI është organi qendror blerës i pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për të cilat të gjitha institucionet e varura nga Këshilli i Ministrave, dhe jo vetëm, përcjellin kërkesat për blerje të pajisjeve: kompjuter, laptop, fotokopje, printer, kamera, sëitch, router, ups, etj.

Për këto pajisje AKSHI ngre grupin e punës për të studiuar të rejat më te fundit të teknologjisë nga prodhuesit boterorë, dhe referuar realitetit në vendin tone vendos standarte për lloje të ndryshme pajisjesh në varësi të aktiviteteve që institucionet shqiptare mund të kenë.

Llojet e pajisjeve diferencohen nga specifikimet e tyre teknike, dhe rrjedhimisht edhe nga vlera financiare në mënyrë që të krijohen disa opsione zgjedhjesh për institucionet me qëllim mirëmenaxhimin e fondeve buxhetore, duke zgjedhur llojin e pajisjes që u shkon më shumë pershtat.

Pas miratimit të standarteve, grupi i punës, studion tregun IT në vend duke kërkuar oferta për secilën nga pajisjet dhe specifikisht edhe për llojet e tyre të ndryshme dhe përllogarit fondin e përafërt me mesataren e ofertave të ardhura, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik.

Vlerat e perafërta dhe lista e pajisjeve, së bashku me llojet e tyre specifike publikohen si një procedurë prokurimi e hapur, me synim lidhjen e një marrëveshjeje kuadër me disa operatorë. Lloji i procedurës së prokurimit me marrëveshje kuadër përdoret në rastet kur sasia që kërkohet nuk dihet ende me saktësi, siç është rasti konkret, ku institucione të ndryshme paraqesin kërkesa të tjera shtesë gjatë vitit.

Gjatë kohës që procedura e prokurimit është e shpallur në portalin e Agjencisë së Prokurimit Publik, (konkretisht që prej datës 09.04.2020) të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar dhe që plotesojnë kriteret e veçanta të kualifikimit mund të ofertojnë për çdo lloj pajisje të përfshirë në projekt, në oferta të ndara sipas pajisjes, duke përmbledhur llojet e saj.

Pas analizës së ofertave të ardhura, një grup pune me qëllim vlerësimin e ofertave, shpall fitues operatorët ekonomikë që kualifikohen me çmimet më të ulta, dhe me dokumentacion të rregullt.

Referuar legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, AKSHI lidh një Marrëveshje kuadër me operatorët e shpallur fitues, dhe për çdo kërkesë të ardhur për blerje pajisjesh nga institucionet shtetërore, AKSHI zhvillon një tjetër garë, mes operatorëve ekonomikë që janë pjesa e marreveshjez kuadër, nga ku shpallet fitues operatori ekonomik që ka paraqitur ofertën më të ULËT.

Pra, për të blerë nje pajisje, zhvillohen 2 (dy) gara në mënyrë që edhe vlera e pajisjes të jete sa më e ulët. Mënyra se si operatorët ekonomikë ofertojnë gjatë procedurës së prokurimit është për çdo pajisje duke mbledhur llojet e saj në 1 (një) vlerë të vetme.

Për ta ilustruar më qartë për këdo, AKSHI ka publikuar 7 lloje fotokopjesh, të cilat do t?i përgjigjen nevojave të institucioneve të ndryshme, operatori ekonomik oferton duke llogaritur nga 1 (një) copë për secilin lloj, dhe konkurron me vleren e 7 fotokopjeve, e cila konkretisht nga fondi i përafërt gjatë studimit të tregut, është përllogaritur të jetë 2,2 milion lekë. E njëjta mënyrë përllogaritje ndiqet edhe për pajisjet e tjera dhe llojet e tyre, pikërisht për të siguruar që operatorët ekonomikë ofertues, kanë mjaftueshëm eksperiencë në lëvrimin e pajisjeve të tilla, ashtu siç edhe ligji për prokurimin publik citon.

Ndryshe nga çfarë aludohet me dashakeqësi, që 1 fotokopje kushton 2,2 milion lekë, e vërteta është ndryshe. 2,2 milion lekë, kushtojnë 7 (SHTATË) LLOJE FOTOKOPJESH.

Ftojmë opinionin publik që të mos ndikohet nga keqinformimi dhe tentativa për prishje të imazhit të AKSHI-t apo portalit e-albania por të vijojnë të përdorin shërbimet publike, të cilat jo vetëm kanë sjellë kursim të fondeve buxhetore në shumë fusha por edhe kanë lehtësuar jetën e të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe shtetasve të huaj në Shqipëri, si vendi i vetëm në Ballkan me kaq shumë shërbime elektronike dhe me platformën e nderveprimit të ndërtuar nga AKSHI në bashkëpunim me kompaninë Microsoft, sipas modelit britanik.

Janë pikërisht sistemet e ngritura që kanë bërë që, 1 milionë e 340 mijë qytetarë dhe biznese të regjistruara të mund të tërheqin 41 lloje dokumentesh me vule dixhitale në kohë reale vetëm brenda 1 minuti, nga shtëpia, zyra, makina, apo kudo ku ka akses interneti në smart-mobile apo laptop.

Mbi 70 lloje dokumentesh ofrohen në e-albania me nënshkrim elektronik nga administrata publike, duke shmangur totalisht endjen nëpër rrugë dhe rradhët e qytetarëve apo bizneseve nëpër sportele.

Aktualisht mirëmbahen dhe përmirësohen në vazhdimësi, 53 regjistra të 29 institucioneve ku si pasojë e ndërveprimit mes tyre është lehtësuar puna e administratës publike, duke eliminuar kohën e pritjes për qytetarët që i drejtohen sportelit për shërbime të cilat janë ende në proces të kalimit të tyre vetëm online.

71 milion transaksione të kryera vetëm në vitin 2019, për dokumente të marra nga qytetarët dhe bizneset. Vetëm ne 4 muaj të vitit 2020 janë regjistruar 312 mijë qytetare, si një provë e qartë e besimit të qytetareve tek e-albania, tek AKSHI, dhe rrjedhimisht tek shërbimet online.

Ajo që do të kërkonim nga kushdo është sensibilizimi për përdorimin e shërbimeve online, sidomos në situatën aktuale në cilën ndodhemi, me qëllim jo vetëm shmangien e lëvizjeve të panevojshme për të mos u ekspozuar nga COVID-19, por edhe për të kursyer kohë.

Puna vazhdon dhe ne nuk do ndalemi asnjë sekondë për t?ua bërë sa më të lehtë këtë situatë!”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga