web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 të shëruar në 24 orë/ 3 infermiere fitojnë betejën me virusin

26 Prill 2020, 11:21, Lifestyle CNA

7 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se 3 prej tyre janë infermiere në Shkodër dhe Kukës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja deklaron se nga fillimi i pandemisë janë shëruar 50 pjesëtarë të personelit shëndetësor dhe në total 410 të infektuar.

“Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga COVID-19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 50 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, shkruan Manastirliu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga