Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i coronës nga një laborator që merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?
Një kohë të gjatë studiuesit dhe gazetarët kanë bërë spekulime, për çështjen se si përfundoi në Wuhan virusi Corona SARS-CoV-2. Dyshime pati për një treg me peshq, në të cilin ishin tregtuar edhe kafshë të egra.
Mediat perëndimore janë duke informuar tani se ka mundësi që virusi të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Vuhan, i cili ndodhet direkt ngjitur me tregun.
Që në muajin janar në mediat sociale u përhapën teoritë se virusi kishte të bënte me Institutin, por ato u shoqëruan nga teori konspiracioni për kërkime në armë të fshehta bilogjike. Në atë kohë gazeta amerikane Washington Post pati hedhur teorinë se kishim të bënim me një virus të prodhuar nga njerëzit. Virologët që u pyetën nga gazeta, e përjashtuan mundësinë që virusi të ishte një mutacion i prodhuar nga njeriu, duke u mbështetur në karakteristikat e virusit. Kjo u konfirmua nga një studim i bërë nga një ekip studimor i mbledhur nga Kristian G. Andersen, i cili u publikua më 17 mars në Nature Medicine.
Përveç kësaj, punimet e këtij instituti nuk janë të fshehta dhe studimet e bëra me viruset tek lakuriqët e natës, janë publikuar në revista shkencore. Në disa punime studimore janë përfshirë edhe partnerë perëndimorë. Ndër të tjera Galveston National Laboratory nga Universiteti i Teksasit ka marrëdhënie të ngushta me Institutin e Studimeve në Vuhan. Edhe SHBA i ka përkrahur financiarisht punimet studimore, thotë gazeta britanike Daily Mail.
Nga erdhën të infektuarit e parë?
Por të gjitha këto nuk përjashtojnë mundësinë që virusi të mos ketë dalë në qarkullim pa dashje nga Instituti në Vuhan. Që në fund të muajit janar në gazetën shkencore Science u botua një artikull, që e vinte në pyetje këtë teori, sipas të cilës virusi ka kaluar nga tregu i peshkut tek njeriu.
Një studim i publikuar në revistën The Lancet pati ardhur në përfundimin se 13 nga 41 pacientët e parë të sëmurë me Covid 19, nuk kishin asnjë lidhje me tregun e peshkut.
Përveç kësaj, është e mundshme që infektimi i personit 0, pra njeriut të parë që mori virusin, të ketë ndodhur që në nëntor 2019. Rastet më të hershëm të infektimit nuk kanë pasur kontakt me tregun e peshkut, thekson edhe Daniel Lucey, Profesor për sëmundjet e infeksionit në Universitetin Georgetown University Medical Center, në një intervistë të dhënë në atë kohë.
A e kanë fajin punët studimore?
Kjo shtron pyetjen si erdhi virusi në Vuhan. Një shpjegim i mundshëm vjen nga profesorja e virologjisë, Zhengli Shi, që është marrë me studime të lakuriqëve të natës në Institutin e Vuhanit dhe ka botuar në fillim të muajit shkurt një artikull shkencor në revistën Nature. Në gazetën South China Morning Post u botua më 6 shkurt një portret i shkencëtares. Në të shkruhej se si ka kërkuar ajo në 28 provinca të Kinës për zgavrrat e lakuriqëve të natës, ku ka marrë edhe prova për analiza. Në Vuhan ajo ka ngritur një arkiv të gjithanshëm për viruset e lakuriqëve të natës, siç shkruan ajo edhe në revistën Spektrum/Scientific American.
Në fillim të vitit 2019, ajo publikoi me kolegët e saj një studim të përgjithshëm si transmetohet virusi corona nga lakuriqët e natës. Ajo zbuloi se në vrimat e hundës së lakuriqit të natës ndodhen viruse corone që janë shumë të ngjashme me virusin e përhapur tani.
Falë punës së ekipit të saj, është bërë shumë shpejt shkëputja e genomit të virusit, gjë që iu bë publike botës për të kërkuar për vaksinën dhe për të bërë provat me antitrupa me një shpejtësi të paparë deri tani.
Për këtë arsye Zhengli Shi u përplas javën e kaluar me armiqësira në mediat sociale, si në Azi ashtu edhe në pjesë të tjera të botës. Kolegu nga Nju Jorku Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, që ka punuar bashkë me të në studime u detyrua të merrte në mbrojtje kolegen e re.
Në një intervistë për emisionin Democracy Now të National Public Radio, Daszak tha se pretendimet se virusi ka shpëtuar nga laboratori janë ?krejt të pakuptimta?. Ai ka marrë pjesë vetë në grumbullimin e testeve nga lakuriqët e natës. Në laborator nuk janë bërë ruajtje të virusit SARS-CoV-2. Këtu kemi të bëjmë me “politizimin e pafat të fillesave të pandemisë.”/ DW
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime në dobi...
Teksa kemi hyrë në ditën e 40-të të karantinës, mjeku infeks...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është pyetur mbi faktin se...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se e kemi kaluar pik...
Doktor Arben Gjata, kreu i Task Forcës anti COVID-19, deklar...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh thotë se në Shkodër...
Mjeku Arjan Harxhi ka apeluar për një rikthim gradual në nor...
Doktor Dhimitër Kraja është rikthyer në punë krah pacientëve...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ...
Gjatë 24 orëve të fudnit, Greqia ka shënuar 3 viktima me COV...
Mjeku shqiptar në SHBA, ish-drejtori i Virologjisë në Boston...
Pacientët e infektuar me Covid-19 po trajtohen me një ilaç e...
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico në një komunikim publik k...
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë të ditur sot se n...
Mjeku i njohur infeksionist, profesor Tritan Kalo vijon të p...
Banka Botërore ka përjashtuar aludimet se vendet e varfra po...
Në kohën kur Shqipëria ka më shumë se një muaj në izolim, mj...
Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e so...
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka sqaruar si transmetohe...
Dy vajza, punonjëse në një call center, kanë rezultuar posit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...