web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dita simbol e triumfit të jetës”/ Manastirliu: Shërohen 2 mjekë të prekur nga COVID-19

12 Prill 2020, 11:47, Lifestyle CNA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar edhe 2 mjekë në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 32 personel shëndetësor.

“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës??
Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë 217  pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.
#FORCA #BASHKËJADALIM?, shkruan Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga