Nga bullizmi tek aksidentet, seksi dhe tradhëtia/ Enca rrëfehet si rrallëherë më parë
Këto ditë karantinimi këngëtarët shqiptarë kanë treguar se k...
Televizoni kombëtar Top Channel po mbyll një pjesë të madhe të emisioneve më të ndjekura, përfshirë këtu edhe ?Portokalli?.
Siç duket paralajmërimi për mbylljen e programeve po vjen nga një sondazh online në faqen zyrtare të Top Channel ku pyetet se çfarë dëshirojnë të shohin më shumë shikuesit.
Deri tani në rezultatet e sondazhit, njerëzit preferojnë filma të cilët kanë marrë 49.19% të votave, dhe lënë kështu në vijë të dytë emisionet me 20.14% të votave.
Të tretët renditen spektaklet të cilët do të jenë në ritransmetim pasi edhe në sondazh shkruhet ?spektakle në ritransmetim?.
Pjesën e emisioneve dhe spektakleve, Top Channel do ta mbushë me ritransmetime apo me stilin ?The Best?.
Në edicionin e lajmeve të ditës së djeshme, Top Channel lajmëroi se duke filluar nga sot do të ketë ndryshime në programacion duke e justifikuar si update-im për nevojën që kanë njerëzit e izoluar në shtëpi për më shumë informacion.
Emisioni ?Ftesë në 5? nuk do të zgjasë më 1 ore por tashmë do të transmetohet nga ora 17:00-19:00, gjithashtu edicioni i lajmeve do të nisë në orën 19:00-20:00 cdo ditë të javes deri në përfundim të karantinës.
Me mbylljen e emisioneve, Top Channel pritet të ketë edhe shkurtime drastike të punonjësve.
Por, nuk mbaron këtu, sepse përveç mbylljes së programeve pritet që stafi që do te vijojë punën në televizion të kenë rroga shumë shumë të ulëta deri në anullim të tyre.
Në një lajm të publikuar disa ditë më parë në gazetën ?Dita? shkruhej për një mesazh nga drejtori i Top Channel, Ben Blushi për stafin ku shpjegohet se këto emisione do të pushojne prodhimin: Dilema, E Diell, Dua,Top Shoë, Portokalli,Take me Out,Procesi Sportiv.
Në mesazhin e Blushit thuhet se ky kufizim kërkon një adaptim formule edhe për Open, Fiks Fare, Wake Up, Shqiperia Live, Pop Culture.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme programi ?Portokalli?, një ndër më të ndjekurit u transmetua në një version ndryshe, të xhiruar nga shtëpia, por mesa duket kjo nuk do të përsëritet më.
Në komunikimet e tij, Blushi sqaron se gjithçka vjen nga rrethanat dhe nuk varen nga ai duke e quajtur veten KOMPANIA.
Pas mesazhit të parë drejtuar stafit, Ben Blushi pritet që të njoftojë sa do të jete masa e uljes së pagave për stafin e që do të mbetet në Top Channel.
Lajmi me mesazhin e Blushit, i publikuar në gazetën Dita u hoq nga kjo faqe online, por CNA.al risjell komunikimin e tij me stafin.
Përshendetje të gjithëve!
Duke uruar të jeni mirë ju dhe të afërmit tuaj dua t?ju njoh me kushtet e reja të krijuara për shkak të karantinës. Siç besoj jeni njohur masa e prezantuar dje për operatoret televizive na detyron të kufizojmë ose mbyllim përkohësisht të gjitha programet me më shumë se 2 veta në studio. Ky kufizim i pritshëm ndoshta megjithese deri diku absurd ne rastin tone,nenkupton që të paktën këto emisione të pushojnë prodhimin duke nisur nga e hena; Dilema, E Diell, Dua, Top Shoë, Portokalli, Take me Out, Procesi Sportiv. Natyrisht ky kufizim kërkon një adaptim formule edhe për ca mbetet pra Open, Fiks Fare, Wake Up, Shqiperia Live, Pop Culture, etc pa përmendur këtu veshtiresine deri ne pamundesi qe programe si Gjurme shqiptare, exluzive,Top Story dhe Fshtrat do kene per tu realizuar normalisht. Ne kete situate problemet e Tch jane te pakten dy; E para si do zevendesohen keto ore transmetimi. Kjo kerkon nje konsulte me te plote gjate dites ne vijim.
E dyta.Si do paguhen stafet artistike dhe teknike te te gjitha programeve qe do pezullohen ne kushte karantine. Kini parasysh se kompania prej nje jave nuk po shet sepse klientet nuk reklamojne pothuajse asgje ne kushte karantine. Pra duhet tju them te gjitheve te pergatisni stafet sepse ne javet qe do vijne deri ne lehtesim te gjendjes se jashtezakonshme kompania do detyrohet te rishikoje politiken e pagave deri ne anullim te nje numri prej tyre. Natyrisht kjo do ishte nje mase ekstreme por nuk varet absolutisht nga vullneti yne. Sidoqofte e hapa kete komunikim ne distance jo vetem per tju informuar por edhe per te marre nje mendim nga te gjithe ju per cfare duhet bere. Nderkohe ju lutem te gjitheve te mbroheni dhe te mbroni te afermit tuaj sepse kjo eshte vetmja zgjidhje qe kemi per momentin.Sa me te shendetshem aq me shpejt do zgjidhim gjithshka. Me shume trishtim por dhe me shume shprese. B.
Këto ditë karantinimi këngëtarët shqiptarë kanë treguar se k...
Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontroll...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mund të ketë përsë...
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që mos vo...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto mjaft sh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushël...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një video live ku ka...
Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi në beteje...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin to...
Kreu i Avokatisë Penale, Saimir Vishaj ka deklaruar se në kë...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka ndarë përmes një vid...
Një qytetare po pret në ankth prej orëve të para të mëngjesi...
Kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në një javë tejet t...
61-vjeçari i cili u raportua si viktima e pestë nga CoVid 19...
Tre pacientë të dyshuar me Covid-19 kanë mbërritur deri në o...
Ka shkuar në 5 numri i viktimave në vendin tone, ku gjatë 24...
Postimet e kryeministrit Edi Rama në profilin e tij në Faceb...
Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një tjetër person i in...
Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur levizja e nje...
Gazetarja dhe spikerja e lajmeve ka surprizuar me një njofti...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...