web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Policia ndjek me shkop gome në dorë të pa bindurit/ Rama: E kanë ndarë mendjen top

21 Mars 2020, 14:21, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të filmuar në Spanjë ku efektivët e policisë kanë marrë masa të rrepta për të futur në shtëpi personat që dalin jashtë.

Policët përdrin dhunë duke i goditur qytetarët me shkop gome.

Rama paralajmëron se edhe në vendin tonë, forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerance.

?Këtë video nga Spanja ku dje vdiq një njeri çdo katër minuta, po e postoj për të gjithë ata që do shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës! O një nga një, në radhë si ushtarë dhe me durim e në distancë nga njëri – tjetri të mbarojnë të gjithë punë me radhë, pa vrarë njerëz majtas – djathtas, o pastaj me vrap e pa bërë dot as pazar…

Zgjidhni e merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë”, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga