web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Sherr masiv para furrës së bukës në Korçë/ Radha e gjatë acaron njerëzit

21 Mars 2020, 13:41, Aktualitet CNA

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës para një furre buke.

Në një video të publikuar, duket përplasja masive e qytetarëve për shkak të radhëve të gjata të krijuar për të blerë bukë.

Siç shihet edhe në video, para furrës së bukës është krijuar një radhë e gjate, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e gjithçkaje gjatë kësaj fundjave, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Mesa duket orari i caktuar nga Rama nuk ka mjaftuar pr qytetarët për të bërë furnizimet e tyre ushqimore për ditët që do të jenë në izolim total./CNA.al





Lajmet e fundit nga