web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do shajnë virusin nga motra"/ Rama mbështet vlonjatët: Bëjeni nga ballkoni

21 Mars 2020, 12:36, Aktualitet CNA

Gjatë thirrjes për të pabindurit për zbatimin e masave për parandalimin e Covid-19, kryemnistri Edi Rama pati një mesazh edhe për vlonjatët.

Rama nuk ka kursyer ironinë teksa u shpreh se qytetarët e Vlorës kanë vendosur të dalin sonte në 7 në ballkon, të shajnë virusin nga motra.

?Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin sonte në 7 në ballkon, të shajnë virusin nga motra. Çudi në fakt si duruan kaq gjatë, nuk u morën me motrën e kompetentit, që po çmend botën. Sido qoftë në pamundësi që t?ju bashkohem sot në këtë ritualin e tyre luftarak, u jap gjithë mbështetjen time si deputet i Vlorës me kusht që ta bëjnë nga ballkoni dhe mos të bëjnë xhap jashtë derës së shtëpisë?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga