"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Shqipëria është në një moment alarmi për shkak të një virusi i cili po shqetëson gjithë botën. Është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe për herë të parë COVID-19 është një virus i cili shihet me të panjohura të mëdha.
Mungesa e vaksinës ndaj tij apo të dhëna të plota për kurimin krijojnë panik.
Por, përtej panikut dhe shqetësimit që kanë qytetarët, duhet edukimi, reagimi i qetë ndaj tyre, një këshillim, një mesazh për të qetësuar shumë shpirtëra të trazuar, apo dhjetëra e mijëra pensionistë, njerëz në moshë që rrezikojnë më shumë. Apo edhe këta të rinjtë e kafeve të cilët duhet të mbledhin mendjen dhe nuk duhet ta shikojnë veten si të paprekshëm.
Por, përtej çdo këshille që mund të jepet, mesazhi që duhet të na japë politika dhe qetësimi i shpirtërave të vrerosur të opozitarëve, qeveritarëve e të tjerëve me radhë, duhet të jetë hapi i parë.
Ndoshta Petrit Vasili e shikon veten më të mirë se Ogerta Manastirliu, por kur ishte ministër Shëndetësie, nuk ka qënë as më i mirë as më i keq se ajo, apo e kundërta.
Tritan Shehu ndoshta mendon se ia kalon Petrit Vasilit, por të dy bashkë janë më të këqinj apo më të mirë se Ogerta. Këta nuk di ta thotë kush. Fakti është një dhe vetëm një. Ministrja e Shëndetësisë është në detyrë në një situatë emergjente, në një situatë të panjohur më parë, kur po të ishte Tritani, Petriti apo vetë doktor Berisha që ka qënë mjek, do të kërkonin solidaritet. Do të kërkonin qetësi dhe do të kërkonin mbështetje dhe përkrahje nga çdo njeri.
Por, Titi me shokë apo Tritani me shoqe kanë zgjedhur të bëjnë politikë, panik, zhurmë, të pavërteta, të vërteta, lëmsh e të tjera.
Asnjëri prej jush nuk është më i mirë, asnjëri prej jush nuk është më i keq. Asnjë nuk është i shenjtë. Të gjithë njerëzit janë mëkatarë. Askush nuk është i pagabueshëm, por të gjithë jemi të korigjueshëm. Ka ardhur koha për të thënë BOLL. Të gjithë duhet të heshtin, të gjithë duhet të solidarizohen me mjeket dhe qeverinë. Me komitetin e ngritur prej saj. Të shkojnë dhe të çojnë përfaqësuesit e tyre për të dhënë mendimet dhe jo për të krijuar kaos e për të shkaktuar problematika. Por, për të këshilluar, për të dhënë opsionet e tyre në tryezë.
Kjo është ajo që duhet sot. Rama dhe Basha duhet të japin mesazhe të njëjta. Në këtë kohë të trazuar duhet të përçojnë të gjitha palët, presidenti, lideri i opozitës, ministrat, kryetari i Kuvendit, çdo strukturë shtetërore, e gjithë piramida e shtetit shqiptar, duhet të japë sinjale pozitive paqetimi dhe mbështetje ndaj qytetarëve, për të qetësuar shpirtrat e tyre të trazuar.
Duhet të japin të njëjtat këshilla. Duhet të japin të njëjtat udhëzime. Duhet të mbështesin të gjitha masat, qofshin ato edhe më ekstremet. Politika vdiq dhe ajo nuk mund të ringjallet në këto kohë të trazuara plagësh të mëdha për shoqërinë shqiptare.
Një shoqëri e tërë ndjehet e panikuar. Mesazhe gënjeshtra abuzime, politkë, shpifje, të pavërteta dhe gjithçka ndodh në këto media tona.
Por, ka ardhur koha që të heshtin të gjithë. Duhet të flasin vetëm dhe vetëm specialistët. Mesazhet e tyre duhet të përçohen edhe nga klasa politike.
Meselera me xhixhilera, koha ka marë fund. Ato le ti përkasin së nesërmes pasi të kalohet kriza, apo ti qëndrojë të djeshmes, kur filloi kjo situatë. Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë. Ka një situatë kritike që çdo njeri i përgjegjshëm e kupton.
Është një Itali, një superfuqi e shtatë në botë e cila ka probleme thelbësore, po krijon masa ekstreme. Në Shqipëri masat po merren më shpejt se në Itali dhe kjo është për t?u përshëndetur. Dhe sistemi italian shëndetësor, një sistem europian tregoi se kishte problematika dhe ishte i dobët përballë kësaj situate, jo më ne si Shqipëri.
E po në Itali, as në Gjermani apo Francë ende nuk kemi dëgjuar që të flasin opozitat apo të flasin ca të ?çmendur? rrugëve kot së koti e të ngrenë panik e të gënjejnë. Jo!
Reagohet në mënyrë qytetare. Reagohet në solidaritet. Reagohet si shtetar.
Një opozitë që kërkon që nesër të vijë në pushtet duhet të jetë e përgjegjshme. Duke u sjellë si e papërgjegjshme sot, kur qytetarët e saj ndodhen të trembur në padije dhe të panikosur nga mosnjohja e asaj që mund të vijë, opozita duhet të jetë më e përgjegjshme se kurrë ndonjëherë.
Opozita duhet të jetë edhe më e përgjegjshme se në momentin e tërmetit, për një arsye të thjeshtë. Duhet të tregojë se di më shumë sesa një opozitë llafazane dhe e paaftë për të ecur përpara. Por, di të tregojë se hesht kur duhet të heshtë dhe flet kur duhet të flasë. Di të jetë me shqiptarët dhe kombin kur ky i fundit ka nevojë edhe për opozitën.
Qeveria është e Edi Ramës, masat e marra nuk janë për Edi Ramën.
Edi Rama mund të mbyllet në bunkerin e tij dhe të shikojë jetën pa asnjë lloj problemi. Sot masat e marra janë për çdo qytetar shqiptar.
Janë për gjyshërit, janë për prindërit, janë për fëmijët, për të rinjtë e për të rejat. Janë për këdo, për çdo shqiptar.
Prandaj dhe opozita duhet ta shikojë si të tillë dhe t?i lërë broçkullat duke ngjallur panik me denoncime politike, a thua se jemi në kulmin e një situate normale.
Koha për solidaritet, mbështetje dhe mirkuptim. Boll është boll! Politikë bëni nesër, sot shqiptarët kanë nevojë për mbështetje dhe mesazhe qetësie, jo për pallavra politike./CNA.al
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar li...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shp...
Gazetari, Klodian Tomorri, ka kritikuar ashpër masat e ndërm...
Partia Demokratike ka reaguar për kallëzimin penal ndaj ish-...
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende t...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u ka bërë sërish thirrj...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me...
Në të gjithë telefonat celular, rreth mesditës së sotme ka a...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e B...
Presidenti Ilir Meta, me kërkesë të Tij, priti sot paradite ...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Drejtoria e Përgjithshm...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sulm...
Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Qendrën Kombët...
Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë se Tirana dhe Durr...
“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim”.Lajmin e b...
Qeveria vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes së korona...
Kryeministri Edi Rama qeveris vendin, prej vitit 2013, kur e...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për qytetarët që jet...
Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Pas Bashkisë së Tiranës edhe Bashkia e Durrësit ka vendosur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...