Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka renditur pesë arsyet, që sipas saj tregojnë se ligji për Kalimin e Pronësisë që miraton Rama sot, është anti-kushtetues.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se ky ligj i jep Ramës fuqinë e një gjykate duke vendosur për kufijtë e pronës në rast konflikti gjë që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore.
?Edi Rama, ka prodhuar në 7 vjet një korpus ligjor anti-pronë dhe pro oligarkë. Synimi i këtij korpusi ligjor është zhdukja e të drejtës së qytetarit për të gëzuar pronën, vjedhjen e saj për interesa personalë të tarafit ekonomik të Ramës.
Në gjithë këtë grup ligjesh, qeveria dhe mazhoranca kanë shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Shqipërisë, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ato të Strasburgut. Të uritur për të gllabëruar e marrë çdo pronë të mundshme, mazhoranca ka dhunuar plotësisht parimin e shenjtë të Kartës të të Drejtave të Njeriut.
Në projekt-ligjin për Kalimin e Pronësisë, mazhoranca nuk ka respektuar asnjë nga këshillat parimore të Komisionit të Venecias. Jo vetëm kaq por ajo ka ideuar një ligj akoma dhe më malinj se ai që kish propozuar më parë, duke e ndryshuar vetëm në fasadë dhe duke ruajtur brendinë e tij.
Projektligji që sot po miratohet nga votat e noterit personal të Ramës, të parlamentit ilegjitim, i kalon kompetenca ekstra ligjore agjencive të qeverisë si e si që kjo e fundit të përdorë pushtetin e saj për të kryer ndere personale.
Praktikisht do të kemi disa ligje në fuqi që janë në kundërshti të pastër me njëri tjetrin. Ligji për planifikimin e territorit dhe ligjin në fjalë që i jep të drejtën ASHK-së të vjedhë kompetencat e IKMT-së. Me qëllimin që procesi i legalizimeve jo vetëm të mos përfundojë kurrë, por të jetë një rrjetë me të cilën qeveria të marrë vota dhe të abuzojë me pushtetin.
Aq i pandershëm është ky ligj saqë qeveria ka vendosur që të mos mbrojë interesat ekonomik të pronarit të ligjshëm. Propozimi i cili do të votohet në kuvend, nuk i jep asnjë afat garancie të shpërblimit për tokën e grabitur pronarit. Nga ana tjetër nuk i jep as siguri për legalizimin e tij.
Sakaq, pronarët që në të drejtë të tyre kanë gëzuar një pronë për vite edhe dekada me radhë në rast të mungesës së një tapie do të konsiderohen si ilegalë. Kjo çmenduri që votohet sot në kuvendin e Shqipërisë nga noterët e krye-oligarkut Rama i kërkojnë pronarit të tokës që të ri blejë truallin e tij dhe ndërtesën e tij edhe nëse kjo është ndërtuar përpara 1991.
Të vetmit që mund të gëzojnë me këtë ligj janë padyshim oligarkët e shpurës së Ramës. Janë pikërisht ato që mbrohen specifikisht për gjoja investimin e tyre që njihet si qera 99 vjeçare.
Në raste të tilla, kur një oligark që ka zgjeruar pronën e tij ilegalisht nga ajo çfarë ka marrë me qera, mund ta posedojë këtë pronë të grabitur me letra, lehtësisht. Madje një lehtësi e tillë bie dhe në kurrizin e pronarit privat apo publik edhe me një çmim qesharak.
Në fjalë të tjera. Mjafton që një prej këtyre që ka marrë rrugët e florinjta me koncensione miliarda euro, nga veriu në jug, që të vendosë njollën e tij në një tokë private apo publike duke zgjeruar aktivitetin e tij. Dhe ai mundet të zotërojë këtë tokë për biznesin e tij në dëm të interesit të qytetarëve.
Ky ligj i jep fuqi Ramës dhe vartësve të tij të kenë autoritetin e një gjykate, duke vendosur për kufinjtë e pronës në rast konflikti, të drejtë që deri më sot e kanë vetëm gjykatat në Republikën e Shqipërisë, që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore.?-tha Tabaku.
Më tej, ajo theksoi se Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese.
?Komisioni i Venecias foli qartë për këtë ligj si dhe për grupin prej 10 ligjesh që PD ka vite që i denoncon. Miratimi i këtij Ligji është një hap më tej në uzurpimin e çdo hapësirë institucionale, në marrjen e çdo kompetence dhe në rrëmbimin e cdo përgjegjësie.
Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese.?-tha Jorida Tabaku./ CNA.al
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuv...
Kryeministri Edi Rama, ka humbur një prej gjyqeve ku ka padi...
Pronari i UET dhe i një studio ligjore, i arrestuar një javë...
Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës që ka pasur me homolo...
Partia Demokratika ka reaguar pas deklaratave të kryeministr...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka bërë një par...
Pas replikave me deputetët e opozitës, kryeministri Edi Rama...
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur sekret...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka ironizuar ke...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuve...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një më...
Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një mesazh presidentit I...
Teksa ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, kryreministri ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgji...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka kërkuar dorë...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar nga foltorja...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e cilësoi...
Ish-deputeti i PD, Luan Baci deklaron se vazhdon situata ala...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur me...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...