web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja për vdekjen e Nexhmije Hoxhës/ Hajdari: Fatkeqësi, nuk i hyri gjemb në këmbë

26 Shkurt 2020, 18:09, Politikë CNA

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, nga studioja e lajmeve të ?Report TV?, ndër të tjera ka komentuar edhe lajmin për ndarjen sot nga jeta të Nexhmije Hoxhës, vejushës së ish diktatorit Enver Hoxha. Duke e përmbledhur të gjithë vlerësimin e saj në pak fraza, deputetja Hajdari e etiketoi si fatkeqësi ikjen e gruas së ish diktatorit pa u ndëshkuar, për veprat e renda kriminale që ajo së bashku me udhëheqësinë e kohës së komunizmit i shkaktuan shqiptarëve.

?“Më vjen keq që kësaj gruaje nuk iu fut asnjë gjemb në thembrën e saj. Jetoi e qetë dhe asgjë nuk i ndodhi. Kjo plagë është tejet e rëndë për shqiptarët e zhgënjyer. Nexhmeja me shokë e kanë tejzgjatur tranzicionin e vendit, pasi ajo ka pasur rol të madh në vendimmarrjen politike. Duke përdorur këtë rast, dua që të them se një nga amanetet e lëvizjes ’90-të nuk është plotësuar. Atë që kanë abuzuar gjatë regjimit komunist duhej të merrnin ndëshkimin, mirëpo ndodhi e po ndodh që ata po ikën në botën tjetër tepër të qetë, dhe kjo është për të ardhur keq”, artikuloi deputetja Hajdari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga