Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Rreth 4 vjet më parë, kur flukset e parave, që vinin nga kultivimi dhe trafiku i paligjshëm i narkotikëve, po bëheshin të dukshme, një debat lindi lidhur me efektet që ato do të sillnin në ekonomi. Një pakicë mbronte idenë se pavarësisht origjinës, këto ?eksporte? do të ndikonin pozitivisht pasi po paguheshin me vlera të larta fermerët në bujqësi dhe një pjesë e parave gjithsesi do të përdorej në vend, duke nxitur konsumin.
Por, pjesa më e madhe e ekspertëve ishin kundër, duke filluar nga problemet afatshkurtra, si largimi i vëmendjes nga bujqësia, shtrembërimi i tregut të punës, rritjen e përdorimit të narkotikëve në vend, denigrimin e biznesit të ligjshëm, dhe deri ato afatgjata si denatyrimin e votës, forcimin e grupeve kriminale, zgjerimin e këtij kriminalizimi të ekonomisë me anë të pastrimit të këtyre parave, kalimin drejt drogave më të forta, që në një rreth vicioz do të vazhdonte të amplifikonte më tej të gjitha këto dukuri.
Një paralelizëm u hoq me shtetet e tjera të Amerikës Latine, ku përvoja kishte treguar se vendet që janë mbështetur te kultivimi i narkotikëve sot janë më të varfër se fqinjët e tyre, janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë.
Sot, sa vjen e po bëhet më e qartë që rendja drejt fitimeve afatshkurtra e të larta apo edhe më keq e ?zgjidhjes? së problemit të rritjes ekonomike dhe konsumit me anë të kësaj metode nuk ishte veçse një iluzion. Realiteti po tregon se rritja ekonomike është ngadalësuar, duke arritur në 2019-n në nivelin më të ulët në pesë vite. Familjet shqiptare vijojnë ende të shpenzojnë pjesën më të madhe të parave për t?u ushqyer (44% e totalit të shpenzimeve, më e larta në Europë dhe ndër më të lartat në botë), një tregues direkt i varfërisë.
Në të ardhurat për frymë, në raport me mesataren europiane nuk është bërë asnjë progres, por ka mbetur në nivelin e 30-31%, njësoj si katër vite më parë, duke ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, ose kapjen e mesatares së BE-së. Shumë tregues janë përkeqësuar, ku më kryesorin përmendim atë të perceptimit të korrupsionit. Krimi jo vetëm u rrit në vend (Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një lidhje të drejtë mes vrasjeve dhe veprave penale të evidentuara për drogë, sidomos në vitin 2016), por ai arriti deri në nivele të larta qeverisëse, siç e dëshmuan shumë raste, kur funksionarët u detyruan të linin detyrën pasi u zbulua e shkuara e tyre.
Zhvlerësimi i fortë i euros, që nuk shpjegohet dot me kanalet zyrtare të hyrjes së valutës, dëmtoi eksportuesit, shumë prej të cilëve sot po shohin rënie të fitimeve të tyre, ndërsa eksportet kanë ardhur në rënie. Kalimi nga kanabisi në drogat më të forta dhe kapja e tregjeve ndërkombëtare përmes importeve direkte nga vendet e origjinës së prodhimit të narkotikëve vetëm sa i përforcoi burimet e hyrjes së parave informale.
Së fundmi, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga mekanizmi i kontrollit të Komisionit Europian, një lajm i keq ky sidomos për sistemin financiar vendas dhe tregues se reformat e ndërmarra legislative nuk kishin arritur të bindnin se Shqipëria e kishte seriozisht në luftën kundër pastrimit të parave.
Ndërtimi është sektori tjetër që po njeh një rritje që sërish është e pamundur të shpjegohet nga ekonomia formale. Në mënyrë paradoksale oferta e lartë nuk po ul çmimet, përkundrazi ato po rriten edhe pse pagat kanë mbetur në vend dhe njerëzit po ikin. Kjo dukuri është dëshmia më e dukshme se si paratë informale, jo vetëm që nuk i sollën asnjë të mirë ekonomisë, por ato zhvlerësuan dhe kursimet e shumicës së popullsisë, që i kishin fituar me mund e një punë të ndershme.
Shtrenjtimi i kostove të jetesës përballë pagave të ulëta, një klimë e zymtë dhe mungesë perspektive po i nxit shumë shqiptarë të kërkojnë të ardhmen në emigracion. Në këtë mjedis po zhvillohet sot, aksioni i pagëzuar me emrin e ?artit? Anti KÇK (kap çfarë të kapësh). Ashtu si në një film, ku qëllimi kryesor është tërheqja e vëmendjes së shikuesit, sekuencat me sekuestrimin e makinave luksoze nuk janë veçse një shfaqje, por me skenar jo vetëm të dobët, por edhe fund të parashikueshëm.
Sfondi i ndërtimeve që po pushtojnë të pa shqetësuar çdo cep të kryeqytetit, shpesh me burime të dyshimta, është një dëshmi se shteti nuk i ka hyrë kësaj çështjeje nga themelet (luftimit të origjinës së parave të pista), vetëm po përpiqet më një bojatisje të bukur të mbulojë një fasadë të plasaritur rëndë./Monitor
Zbardhen ndryshimet ligjore dhe udhëzimet që do i vijnë në n...
Shqipëria është futur sërish në zonën “gri” të pastrimit të ...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku th...
Komisioni Europian ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e ...
2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekë...
Bizneseve të mëdha e të vogla të Tiranës u kanë dalë në sist...
Gjatë konferencës së donatorëve të zhvilluar dje në Bruksel,...
Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e m...
Tërmeti i 26 nëntorit do të ketë ndikime në dy linja kryesor...
Ministria e Financave ka hartuar një draft udhëzim, i cili i...
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes ...
Prodhimi bujqësor pa planifikim dhe me hope për disa artikuj...
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ulët sërish nor...
Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade...
Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë abso...
Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një ko...
Tatimet syojnë të shtrëngojnë masat në luftën kundër evazio...
Blegtorët shqiptarë prej vitesh vuajnë mungesën e politikave...
Sa herë që një qytetar niset nga Rinasi për të udhëtuar me a...
S&P shkurton PBB e Kinës në 5 % si vlerësim për 2020, krahas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...