Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh
Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e e...
Projektet për zgjerimin e hekurudhave në vend, me Durrës ? Rrogozhinë ? Pogradec ? Lin ? Maqedoni dhe linjën që do të lidhte Shqipërinë me Greqinë, që parashikon nisjen e dy trenave në ditë
Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.
Lajmi u bë i ditur nga z. Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë ?Procesi i Berlinit: forcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal?, të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.
Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.
Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro, 40% e të cilës është kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 42% janë grante dhe 18% është kontribut kombëtar. Qëllimi i saj është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe portit kryesor të Durrësit (34.5 km) si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Rinas. Aktualisht procesi i prokurimit ndërkombëtar me dy faza është duke u zhvilluar. Afati i synuar për mbylljen e tij është muaji mars.
Plaku tha se ka një zhvillim në këtë projekt. Fillimisht ai parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm. ?Ka filluar dizajni i detajuar për zgjatjen e hekurudhës nga Terminali i Transportit Publik në Stacionin Qendror të Tiranës, me një gjatësi prej 4 kilometrash?, tha Plaku.
Në fazën e mëtejshme pritet dhe elektrifikimi i hekurudhës nga Tirana në Rinas.
Si do të zhvillohen hekurudhat
Plaku tha se qeveria po punon për të shtrirë rrjetin e hekurudhave në vend, në linjë me prioritetet që Bashkimi Europian i ka dhënë zgjerimit të tyre.
?Kemi një sërë projektesh në rrjetin hekurudhor. Bashkimi Europian, për rrugët jep deri në 20% grante, ndërsa për hekurudhat deri në 50%, pasi promovon ndërtimin e rrjeteve hekurudhore?.
Po punohet për projektin e detajuar të hekurudhës Vlorë-Hani i Hotit, i cili pritet të përfundojë në nëntor 2020. Ky projekt mundësohet nga një grant 4.5 milionë euro i akorduar nga WBIF (Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor). Pas përfundimit të tij do të aplikohet te WBIF për një grant prej rreth 50% të investimit (140 milionë euro).
Hekurudha Durrës ? Rrogozhinë ? Pogradec ? Lin ? Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) është pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës ? Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te WBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro). Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve. Plaku thotë se problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis.
Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë ? Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).
Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri ? (Kapshticë/Kristalopigi) ? Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar.
Z.Plaku tha se distancat e shkurtra hekurudhore dhe ngarkesat e vogla po pengojnë zhvillimin, ndaj prioritet janë distancat e gjata. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Europën./Monitor
Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e e...
Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në F...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur nj...
Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë,...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Halim Kosov...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Bas...
Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet...
Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që...
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka renditur tre sfida...
Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mb...
Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për nj...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me me Princin...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar një art...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, presidenti Ilir Meta k...
Pas kopjimit të logos së 100 vjetorit të Tiranës, duket se B...
Ish-kryeministri është rrëfyer sot për jetën personale, jash...
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si të drejtë presion...
Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Kj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...