Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera kanë në banka arritën në një nivel rekord në fund të vitit 2019, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Në total, në fund të dhjetorit 2019 në banka kishte mbi 1 trilionë lekë, ose rreth 8.3 miliardë euro.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursimet në banka janë rritur me 3.85%, pas rënies me 1.2% vitin e mëparshëm (që u ndikua në fakt dhe nga zhvlerësimi i fortë i euro snë 2018-n).
Në raport me prodhimin e brendshëm Bruto, depozitat përbëjnë rreth 61% të PBB-së, një ndër nivelet më të larta në krahasim me vendet e rajonit dhe të krahasueshme me ato të zhvilluara, si rrjedhojë e valutës që vjen nga jashtë në formën e remitancave. Mali i Zi ka depozita të krahasueshme me ne, në rreth 60% të PBB-së. Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë-Hercegovina me 50%, sipas të dhënave të tjera të Bankës Botërore.
Gjithsesi, në raport me një dekadë më parë, kur arrinte në rreth 70% të PBB-së, epsha e depozitave në Shqipëri ndaj prodhimit të brendshëm ka ardhur në rënie për shkak të ngadalësimit të rritjes së kursimeve vitet e fundit.
Dy momentet me rritjen më të lartë edhe në 2019-n ishin në gusht dhe dhjetor, që përkon me ardhjen e emigrantëve në vend për pushimet e verës, ose festat e fundvitit.
Rreth 73% e rritjes në 2019-n erdhi nga valuta, që ka qenë monedha e preferuar nga konsumatorët, teksa rënia e vazhdueshme e interesave për depozitat në lekë ka sjellë një largim të depozituesve sidomos për kursimet me afat.
Si rrjedhojë, në fund të 2019-s, pesha e depozitave në valutë u rrit në 54.6% të totalit, nga 53.9% që ishte një vit më parë.
Në krahasim me vitin 2006, periudha më e hershme që Banka raporton të dhënat, pesha e depozitave në valutë është rritur ndjeshëm me 17 pikë përqindje. Në 2006-n, depozitat në valutë përbënin rreth 37.5% të totalit të kursimeve gjithsej.
Në 2019-n, rritjen më të lartë në vlerë absolute e shënuan depozitat pa afat në valutë, nga individët. Ndonëse interesat e kursimeve në euro janë pothuajse negative, sërish monedha e përbashkët perceptohet si e sigurt, duke bërë që kursimtarët të orientohen drejt saj.
Ndërkohë kursimet me afat në lekë të individëve kanë vijuar tendencën rënëse, duke u tkurrur me 6.5% me bazë vjetore. Kjo tendencë vijon që prej fundit të vitit 2011, periudhë kur banka e Shqipërisë nisi politikën monetare lehtësuese, duke ulur normën bazë nga 6.5% në 1% aktualisht. Kjo ka bërë që dhe interesat për kursimet 12 mujore në lekë, të luhaten sot në më pak se 1%, që realisht është një normë negative, duke pasur parasysh dhe nivelin e inflacionit./Monitor
Tregtia me Kinën zuri 6,9 për qind të volumit tregtar gjatë ...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për një plan p...
Nga Klodian Tomorri* Një ditë më parë, Organizata Botërore e...
Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një proj...
Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punu...
TAP, në 2020-n pritet të fillojë operimi, Shqipëria nuk përf...
Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm bankash në raport m...
Shqipëria do të mbetet edhe gjatë vitit 2020 në një monitori...
Qeveria emetoi së fundmi një obligacion dy vjeçar me vlerë 3...
Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të...
Në Shqipëri, studiues të ekonomisë vërejnë se tërmeti thello...
Me mbarimin e projekteve të mëdha, pasojave të tërmetit, sid...
*Inxhinier Altin Vrapi – Kam shkruar dhe më parë për mundësi...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka parashiku...
Një vendim qeverie i ditëve të fundit që rregullon çështjet ...
Nga Jorida Tabaku * Shqiptarët janë përditë edhe më të varfë...
Kuvendi shkurtoi fondet e Ministrive dhe Sistemit të Drejtës...
KLSH gjatë auditimit të performancës “Efektiviteti i kasave ...
Pas një 2018-e të fortë dhe një 2019-e aspak të lehtë, veçan...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se politikat fiskale...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...