Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Dje Lulzim Basha, pas më shumë se një vit sorollatje rrugëve që u bëri shqiptarëve, me protesta e dështime, dhe pasi la në burg dhe me procedime penale mbi 300 demokratë, shkoi dhe u ul në tryezë me Edi Ramën.
Njeriu i cili na tha se është rrëzuar nga kryeministër të paktën dhjetë herë, njeriu që na tha se nuk do të kishte zgjedhje me këtë kryeministër, u ul në tryezë me Damian Gjiknurin e dosjes 184, për të cilin kishte zënë be për Kishë të Laçit se do ta fuste në burg dhe jo më të ulej në tavolinë, e kështu dhe ashtu, e të tjera meselera që shqiptarët i dinë me Lulin dhe ndoshta gënjeshtrat e tij të shumta nuk i bëjnë më përshtypje, ndaj dhe e kanë braktisur.
Por, le të kthehemi tek një gënjeshtër, e dyta që ka nxjerrë Lulzim Basha në treg, pas uljes dje në tryezë.
E para ishte se do të kishim zgjedhje të parakohshme dhe prandaj kishte shkuar në tryezë, megjithëse edhe po të kishte zgjedhje të parakohshme vështirë se ai do të fitonte. Jo vetëm për shkak të marrëveshjes me Ramën, por edhe për atë çfarë ka bërë dhe si e ka përdorur PD-në për interesat e tij dhe familjarëve të tij, duke e përdorur si një grupim politik për gjoba, pazar në biznes, apo dhe duke e shitur e blerë në tregun çam, tek Edi Rama.
Le të kthehemi tek gënjeshtra e dytë. Ajo se marrëveshja e djeshme dhe se krijimi i një këshilli ka deligjitimuar dhe ka nxjerrë nga skena parlamentin.
Kjo është edhe më qesharake sesa ajo e zgjedhjeve të parakohshme.
Së pari, këshilli do të miratojë me konsensus Reformën Zgjedhore, e cila historikisht është bërë më shumë se dhjetë herë, ligjet janë ndryshuar. Më parë debatet bëheshin politike dhe më pas në nivel teknik, ndërsa tani po diskutohet dhe politikisht dhe teknikisht në tavolinë, megjithëse palët kryesore kanë rënë dakort për mos ndryshimin e sistemit dhe ruajtjen e tij. Dhe këtë e mbron edhe Petrit Vasili dhe LSI-ja e cila dje ka qënë kundër këtij sistemi. Kanë heshtur edhe aleatët e Lulzim Bashës, të cilët janë kundër këtij sistemi, e kështu me radhë, me shpresën se të bashkuar në një koalicion do të mund ta rrëzojnë Edi Ramën, megjithëse ka ende kohë.
Por, pse gënjejnë se ky këshill ka deligjitimuar parlamentin?
Së pari, sepse parlamenti është në detyrë dhe për faktin e vetëm se Luli dogji mandatet e tij, nga shkurti 2019, dhe po afrohet shkurti i 2020 dhe parlamenti ka vazhduar detyrën.
Kjo firmë e djeshme është një marrëveshje politike jashtë parlamentit, e cila nuk e deligjitimon parlamentin, sepse që ai parlament të ?vdiste? politikisht, duhej të shpërndahej. Atë të katër të ulur në tryezë nuk e shpërndajnë dot parlamentin.
I vetmi që mund ta shpërndajë parlamentin, është presidenti i Republikës. Dhe e dyta, nëse vetë Rama çon vendin në zgjedhje të parakohshme.
Pra, ai këshill nuk ka asnjë peshë. Thjeshtë dhe vetëm do miratojë Reformën Zgjedhore, detajet, teknikalitetet, ndryshimet ligjore, e të tjera si këto. Dhe është marrë përsipër që parlamenti ta miratojë.
Por, kur ka ndodhur që parlamenti nuk i ka miratuar ndryshimet e propozuara të Reformës Zgjedhore, midis palëve politike në Shqipëri?
Kujtojmë këtu ndryshimet e vitit 2008. Marrëveshja u bë e heshtur dhe nën rogoz mes Ramës dhe Berishës, u quajt sikur pati konsensus dhe u votua në parlament.
Kujtojmë se atëherë pati përplasje brenda Partisë Demokratike. U kërkua edhe president nga populli. Biles disa rryma brenda PD-së, individë që më pas u zhdukën nga skena politike, mbështetës të Bamir Topit, e kundërshtuan. Ilir Meta hyri në grevë urie. Por, marrëveshja ishte bërë mes të mëdhenjve dhe parlamenti e miratoi.
Kështu do të ndodhë edhe kësaj radhe. Të mëdhenjtë janë ulur në tryezë, po gjendet zgjidhja dhe parlamenti do ta votojë Reformën.
Pastaj jemi aty ku ishim dhe s?kemi bërë asgjë. Me përfundimin e Reformës, thjeshtë kemi humbur më shumë se dy vite.
Pra, kemi humbur një reformë të mirë zgjedhore, e cila mund të ishte bërë dy vite më parë dhe Partia Demokratike, do të ishte në sistem, deputetët do të ishin në parlament.
Pra, nuk do të kishte Rama një mazhorancë kushtetuese, demokratët do të kishin këshilltarë në këshillat bashkiakë dhe një pjesë të madhe bashkishë, do të kishte oponencë, do të kishte një opozitë më të vërtetë, do të kishte parlament çdo të enjte, do të kishte debate dhe gjithçka do të ishte krejt ndryshe.
Por, Lulzim Basha zgjodhi të merrte rrugët pas skandaleve të tij dhe tani u kthye duke thënë se parlamentin e deligjitimoi ai, sepse bëri një Këshill të posaçëm, i cili do të marrë vendimin për Kodin Zgjedhor.
Këto gënjeshtra dhe këto pallavra, Luli mund t?ia thotë kujtdo. Mund të nxjerrë edhe ?ushtarët? e tij t?i bëjë të besueshme, por vështirë që demokratët t?i besojnë. Askush nuk e beson më sot Lulzim Bashën sepse të gjithë e dinë se ai është një pazarxhi dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Kjo që po thotë është një gënjeshtër. Ai ka ngritur një këshill që i ka vënë një emër, thjeshtë dhe vetëm për të justifikuar turpin e tij, skandalin e tij të braktisjes së parlamentit dhe shërbimin që i bëri Edi Ramës, duke i falur në tryezë 61 bashki dhe duke i dhuruar një mazhorancë kushtetuese.
Mirë apo keq, ajo opozitë që quhet parlamentare është pjesë e PD-së, ata janë vënë në listë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dhe ndodhen në parlament.
Ata janë pjesë e partive të tyre. Mjafton që shumicën t?i thërrasin, sepse nga pas Lulit do të shkojnë dhe votojnë ashtu siç iu thotë Luli apo Mona.
Prandaj, siç thotë populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurta. Luli ka gënjyer aq shumë sa ndoshta edhe vetë ka ngelur pa ?këmbë? sepse tani Lulzim Bashën vështirë, shumë e vështirë, për të mos thënë askush nuk e beson çfarëdo që të bëjë apo çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo gënjeshtre të radhës të shpikë, Edi Rama është thjeshtë dhe vetëm ?KÇK?-ja e Edi Ramës./ CNA.al
Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme
Lulzim Basha, ?KÇK?-ja e Edi Ramës
Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse do...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka tradhëtuar dhe zhgënjyer demokr...
Damian Gjiknuri ka qenë një ndër eksponentët e PS, që është ...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend, për rishqyrtim “Li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tentuar të j...
Një ditë pas konfirmimit të marrëveshjes me kryeministritn E...
Nga Kreshnik Spahiu* Pardje Lulzim Basha u shpall i pafajshë...
Gazetari Erion Kristo, ndërsa ironizon situatën e rëndë në t...
Kryeministri Edi Rama me çdo kusht kërkon t’u mbyllë gojën m...
Dje si një “qen i rrahur”, pasi gjykata i mbylli çështjen e ...
Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i sapoemëruar si i dë...
Ka një reagim të fortë në rrjetet sociale nga demokratët të ...
Kryetari i Republikës sër, Lulzim Basha, një vit më parë, do...
Vështirë të besosh që Monika me Ilir Metën nuk flasin me një...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka ironzuar kryetari...
Ylli Manjani ka zhvlerësuar marrëveshjen e djeshme për refom...
Deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita, ka komentuar t...
Partia Socialiste po zhvillon zgjedhjet në degët lokale, ku ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar sot me 10 vota p...
Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka hedhur akuza të f...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...