web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bataret e automatikëve më drithëruan”/ Artan Hoxha “shuplakë” politikës

13 Janar 2020, 12:37, Kronika CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha, është shprehur kritik për lënien në harresë të njerëzve të drejtësisë të rënë në luftën kundrë krimit.

?Gjithë atyre që u betuan para flamurit kuqezi, t?i shërbejnë atdheut…

Sot eshte 107 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit Shqiptar.
Ky memorial përkujton 264 “Dëshmorët e Atdheut”, të rënë në krye të detyres nga radhët e policisë, gjatë 29-të viteve të postkomunizmit.
264 yje që përkujtojne sakrificën sublime të 264 burrave, që dhanë jetën e tyre për këtë vend.
Nuk kam parë te dera e Prokurorisë së Përgjithshme apo Ministrisë së Drejtësisë, të ketë qoftë dhe një yll të vetëm, në përkujtim të ndonjë prokurori apo gjyqtari të rënë në luftën kundër krimit.
Mbase do kisha marrë me dhjetra telefonata e mesazhe falënderimi, ,adje do ta kisha më të lehtë nëse në këtë ditë të shënuar, do shkruaja për të përshendetur shefat në detyrë, që mbi uniformat e reja të dekoruara bukur, u shkëlqejnë spaletat.
Nuk e di nëse në këtë memorial u kujtua kush të vendoste ndonjë kurorë me lule në kujtim të këtyre burrave, sot?, ka shkruar Hoxha në një postim në rrjetet sociale.
Më tej Hoxha, shfaqet e i prekut teksa tregon se i njohu nga afër, ata që dhanë jetën në krye të detyrës.

Dhe se në funeralin e tyre, nën krismat e batareve ka para kryeministra, ministra dhe deputetë duke derdhur lot krokodili.

?Shumë prej tyre i kam njohur nga afër, kam marrë pjesë në operacione antikrim të organizuar dhe drejtuar prej tyre.
Kam ngrënë bukë me ta në mencat e varfëra të komisariateve të Shqipërisë, nga Tropoja në Sarandë.
Kam ndarë bashkë me ta sukseset e aksioneve dhe më kanë lënë vetëm të derdh lot hidhërimi në funeralet e tyre.
Më është dashur të shkruaj apo raportoj rënien e tyre në krye të detyrës nga plumbat e armëve të krimit.
Kam marrë pjesë në shumë prej ceremonive të lamtumirës për ta, ku bataret e automatikëve të skuadrave të nderit më kanë futur të dridhurat në trup.
Kam parë kryeministrat, ministrat apo deputetët e radhës të derdhin lot krokodili mbi arkivolët e tyre, por sa ishin gjallë nuk ndaleshin së ua nxiri jetën.
Hej burra që hijeshoni mbi atë memorial të zi,…
sot mbase do te ishit pa punë, rrugëve, si plot kolegë tuaj që bënë hile dhe i dredhuan plumbit për të mbetur të gjallë.
Mbase po të ishit gjallë mund t?ua kishin baltosur fytyrën me paratë e hashashit. Mbase po të ishit gjallë do t?ju kishin transferuar në ndonje cep të largët ne jug a në veri të vendit, ku do t?ju ishte harruar emri.
Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, t?ua ulin kokën, t?ua zhbëjnë karakterin dhe ndershmërinë…
Por ju nuk dredhuat, nuk u përkulët, i qëndruat ballë për ballë plumbave të krimit, dhe….
Sot jeni aty, yje, mbi atë memorial të zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhënë shpresë, se ky komb nuk është mposhtur ende, nga krimi…
E paharruar qoftë sakrifica juaj për të siguruar jeten e të gjithe ne të tjerëve.?, shkruan Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga