web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Ndërron jetë një person

9 Janar 2020, 13:17, Kronika CNA

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesditës së sotme në fshatin Kolonjë në Lushnje.

Mësohet se viktima është shtetas Sh.B., 42 vjeç, i cili ndërsa ka qënë duke drejtuar motoçikletën, ka rënë në kanal.

Burimet bëjnë të ditur se 42-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Lushnjes.

“Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga